House of Cards: Thëniet më të mira nga Frank Underwood

Teksa është gati të nisë sezoni i katërt i serialit House of Cards, lexoni një zgjedhje të shprehjeve më të mira të thëna nga makiavel...


Teksa është gati të nisë sezoni i katërt i serialit House of Cards, lexoni një zgjedhje të shprehjeve më të mira të thëna nga makiaveliani Frank Underwood, i luajtur nga Kevin Spacey.
Nga ambicia tek gjumi, nga miqësia tek seksi, Underwood thotë diçka për çdo situatë.
Mbi pushtetin: Rruga drejt pushtetit është e shtruar me hipokrizi dhe rastësi.
Mbi demokracinë: Demokracia është më e mbivlerësuar seç duhet.
Mbi seksin: Një herë një burrë tha: Çdo gjë lidhet me seksin, përveç seksit. Seksi është për pushtet.
Mbi politikën: Shtrëngo dorën e djathtë, por mbaj një gurë në të majtën.
Mbi pushimin: Gjithnjë e kam urryer nevojën për gjumë. Ashtu si vdekja, vë me shpatulla pas murit edhe njerëzit më të fuqishëm.
Mbi ambicien: Për ata që duan të dalin në krye, nuk ka mëshirë. Ka vetëm një rregull: Të gjuhesh ose të gjuash.
Mbi të qenit President: Presidenti është si një pemë e vetmuar në një fushë të zbrazët. Sheh nga cila anë po fryn era.
Mbi zv/Presidentët: Ka dy tipa zv/Presidentësh: Të fjeturit dhe “matadorët” (Kaubojsat që kanë si qëllim të vrasin demin).
Mbi dyshimin: Nuk ka mënyrë më të mirë për të hequr dyshimet se sa me një të vërtetë të zhveshur.
Mbi miqësinë: Miqtë janë armiqtë më të këqinj./Tirana Observer/

Related

Aforizma 3708688822126579598

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item