Ballina Kronika Horror në një tren në Itali, shqiptarët rrahin dhe kafshojnë gruan shtatzënë

Horror në një tren në Itali, shqiptarët rrahin dhe kafshojnë gruan shtatzënë

SHPËRNDAJE

Dy të rinj shqiptarë kanë terrorizuar pasagjerët e trenit Breshia-Milano, pasditen e sotme, pasi kanë rrahur dhe kafshuar një grua shtatzënë, në përpjekje për ti grabitur telefonin.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për dy emigrantë shqiptarë 23-vjeçarë, të cilët janë arrestuar nga policia sapo kanë zbritur në stacionin e Rovatos, në Breshia. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur.
Dëshmitarët thonë se gruaja 8 muajshe e gjysmë shtatzënë, me origjinë nigeriane, po fliste në telefon kur i është afruar njëri prej djemve dhe është përpjekur ti marrë me dhunë celularin nga dora. 28-vjeçarja ka bërë rezistencë dhe në këtë moment ka ndërhyrë edhe shqiptari tjetër, duke e goditur gruan shtatzënë me shqelma, grushte e duke e kafshuar.
Gruaja u transportua menjëherë në spital, ku për shkak të tronditjes solli në jetë vajzën e saj. Fatmirësisht gruaja dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.