Ballina Aktualitet GJYKIMI I GRUEVSKIT ËSHTË CAKTUAR PËR DATËN 21 NËNTOR

GJYKIMI I GRUEVSKIT ËSHTË CAKTUAR PËR DATËN 21 NËNTOR

SHPËRNDAJE

Gjykimi i ish kryeministrit NIkolla Gruevski është caktuar për datën 21 nëntor, kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme nga Gjykata Themelore, përcjell “SHENJA”.

Gjykata shpjegon se caktuar në këtë kohë ngase gjykatësja Tatjana Mihajlova e cila do të drejton lëndën ka shumë seanca tjera gjyqësore të caktuara mes tjerash edhe për raste për të cilat ka të akuzuar në paraburgim andaj raste të tilla kanë përparësi.

“Gjykata ka formuar lëndë në bazë të propozim akt akuzës nga ana e Prokurorisë për ndjekje të veprave penale që dalin nga ndjekja jo e ligjshme e komunikimeve, kundër 14 personave, ndërsa duke pasur parasysh renditjen e seancave të caktuara e gjykatësit që merret me lëndën, si dhe numrin e madh të të akuzuarve në këtë lëndë, seanca kryesore është caktuar për datën 21.11.2016 në orën 10.00 ndërsa ftesat janë dërguar deri tek palët së bashku me mostër të akt akuzës”, kanë thënë nga Gjykata. /SHENJA/

Loading...