Ballina Shkenca Gjërat krejtësisht normale, që shkenca nuk mund t’i shpjegojë: Pse ndodh rrufeja?

Gjërat krejtësisht normale, që shkenca nuk mund t’i shpjegojë: Pse ndodh rrufeja?

SHPËRNDAJE

Rreth 44.000 stuhi ndodhin në mbarë botën çdo ditë, duke shkarkuar në tokë më shumë se 100 rrufe në sekondë. Ky është një numër shumë i madh. Aq shumë, sa që dikush do të falej nëse do të supozonte që shkencëtarët e kuptojnë pse ndodhin rrufetë – porse në fakt nuk është kështu. Për aq sa dimë, rrufetë mund të vijnë edhe nga Zeusi.

Duke nisur nga eksperimentet e Benxhamin Frenklinit, 250 vite investigimi shkencor duhet ende të përballen me pyetjen sesi funksionojnë rrufetë. Shkencëtarët atmosferike kanë tashmë një skicë bazë të procesit. Ngarkesat pozitive elektrike krijohen në majë të rreve të një stuhie dhe ngarkesat negative në fund të tyre (përveç segmenteve te veçanta të ngarkesave pozitive, të zbuluara shpesh në qendrën e poshtme).

Tërheqja elektrike ndërmjet këtyre ngarkesave të kundërta, dhe mes ngarkësës negative në fund të resë dhe ngarkesës pozitive që grumbullohet poshtë në tokë, mesa duket bëhet mjaftueshëm e fortë për të kapërcyer rezistencën e ajrit dhe shkarkuar fluksin elektrik. Ashtu si një tufë  elefantësh nëpër një lumë, ngarkesa negative zbret më poshtë nga thellësia e reje për të lëvizur drejt tokës, duke formuar një shteg të padukshëm e të përçueshëm të quajtur një “rrufeja kryesore”.

Ngarkesat e shtegut përfundimisht lidhen me “rrjedhat” e ngjashme të ngarkesave pozitive që dalin nga toka, përfundojnë një qark elektrik dhe i mundësojnë ngarkesave negative të derdhen nga reja në tokë përgjatë qarkut që kanë formuar. Ky shkarkim i papritur dhe i madh elektrik është rrufeja. Por sesi ndodh e gjitha kjo nuk ka shumë kuptim nga pikëpamja e fizikës.

Ekzistojnë 3 pyetje të mëdha që kanë nevojë për përgjigje, thotë Xho Duajër, një nga fizikantët kryesorë mbi rrufetë me qendër në Institutin e Teknologjisë në Florida. “Së pari, si ngarkohet një bubullimë?”- pyet ai. Një përzierje e ujit dhe akullit është e nevojshme për të siguruar që atomet të mund të fitojnë ngarkesë, dhe lipsen të zhvendoset lart për të lëvizur grimcat e ngarkuara përreth. Pjesa tjetër e detajeve janë të mjegullta. Çështja e dytë e konfuzionit quhet “problemi fillestar i rrufesë”. Pra, pyetja është:“Si mundet një shkëndijë të depërtojë brenda një stuhie?

Fushat elektrike nuk duket të jenë në asnjë rast mjaftueshëm të mëdha brenda një stuhie, për të gjeneruar një shkëndijë. Pra, si krijohet ajo? Kjo është një zonë shumë aktive e hulumtimit, thekson Duajër. Dhe pasi krijohet shkëndija, pyetja e fundit është se si ajo vazhdon të udhëtojë. “Pasi fillon, si mundet të përhapet rrufeja për dhjetëra milje përmes reve?”- pyet shkencëtari amerikan. “Është diçka e mahnitshme – si mund të kthehet ajri nga të qenit një izolant në një përcjellës?”. /bota.al