Ballina Bota Fundoset anija në Mesdhe, 29 të vdekur

Fundoset anija në Mesdhe, 29 të vdekur

SHPËRNDAJE

Një ditë më parë kanë humbur jetën 29 persona, pasi anija me të cilën ata udhëtonin është fundosur.

Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ndodhi në Mesdhe, pranë brigjeve egjiptiane. Mësohet se 150 persona që ishin në anije kanë arritur të shpëtojnë.

Bëhet e ditur se në mesin e viktimave figurojnë emigrantë egjiptianë, sudanezë dhe kombësi të tjera afrikane.

“Operacionet e shpëtimit vijojnë për gjetjen e mundshme të pasagjerëve të tjerë në këtë anije të tejmbushur me emigrantë që u fundos pranë Rosette, në brigjet veriore të Egjiptit”, bënë të ditur zyrtarë të policisë.