Ballina Lifestyle Franca, vendi i parë që ndalon enët plastike të kuzhinës

Franca, vendi i parë që ndalon enët plastike të kuzhinës

SHPËRNDAJE

“Stop përdorimit të enëve plastike”, është vendimi që ka marrë Franca.  Ky ligj do të hyjë në fuqi në 2020-ën, dhe zëvendësimi i tyre do të bëhet me material organik, i cili mund të shpërbëhet. Ky ligj i ri ndjek ligjin paraardhës të korriku,t i cili ndaloi qeset plastike.  Sipas ligjit të ri, në korrik është ndaluar shpërndarja e qeseve plastike në supermarketet në Francë dhe në 1 janar 2017 do të ndalohet edhe përdorimi i tyre në sektorin e frutave dhe perimeve.

Ligji i cili ndalon përdorimin e enëve plastike, gotave dhe pjatave do të hyjë në fuqi në vitin 2020, gjë e cila do t’i japë kohë kompanive ta marrin masa.

Ministrat lokalë përcaktuan se në këtë periudhë 3 vjeçare, 50% e materialit që do të përdoret për prodhimin e këtyre produkteve duhet të jetë organik dhe i degradueshëm, dhe kjo do të rritet me 60% në 2025-ën.

Ky lajm është mirëpritur nga shumë individë anë e mbanë botës, dhe me parashikimin se në 2050, do të ketë më shumë plastikë sesa peshq në oqean, ky është veprimi që nevojitet për të reduktuar problemin e mbetjeve, i cili po rritet njëlloj siç rritet popullsia globale.

Loading...