Ballina Aktualitet FOTOT/ Njihuni me Shqipërinë tjetër, atë të “kanabisit hallall”

FOTOT/ Njihuni me Shqipërinë tjetër, atë të “kanabisit hallall”

SHPËRNDAJE

Puna ka shkuar deri aty sa çdo parcelë e sistemuar në Shqipëri, e tillë që ka gjethnajë, të ngjajë si e mbjellë me kanabis.

Por ka dhe një Shqipëri tjetër, ajo që nuk ushqehet me bimën gjëmëmadhe prej së cilës del droga, krimi, si dhe …deklaratat për shtyp të PD-së.

Këto parcela janë ato të Xarës, në kulmin jugor të Shqëpërisë, përplot mandarina, ose ndryshe me një term të kontekstualizuar, me “kanabis hallall”, skruan portali Tesheshi.com, që sjell fotot e mëposhtme.

Është puna e qindra fermerëve që vjen e finalizohet tani në vjeshtë me miliona të ardhura nga një treg që se vjen e bëhet më i urritur për cilësinë e lartë të produktit, e ku po ashtu janë të punësuar me qindra njerëz.

Eshtë leksioni i një Shqipërie që të mundur, që punon, fiton, jeton dinjitetshëm, pa e shkatërruar të tashmen e të ardhmen e vet.

kanabis-hallall-1 kanabis-hallall-2 kanabis-hallall-3 kanabis-hallall-4 kanabis-hallall-5 kanabis-hallall-6