Ballina Opinione Fatos Lubonja: Kur u bashkuan qelbësirat për të rrëzuar Berishën, krimi u...

Fatos Lubonja: Kur u bashkuan qelbësirat për të rrëzuar Berishën, krimi u fuqizua. Tani nuk mbahen

SHPËRNDAJE
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja dje në televizioni Ora News ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të Dibrës, i cili si shumëkënd ka habitur, edhe atë. Këtë rezultat përveç dobësive të dukshme të opozitës, ai më së shumti ja faturon qeverisë e cila së bashku me krimin është kthyer në një bandë të rrezikshme për vendin. Këtë që po ndodh në Shqipëri, Lubonja e lidh me zgjedhjet e viti 2013, pas të cilave erdhi në pushtet Partia Socialiste së bashku me LSI-në.

“Kur u bashkuan të gjitha qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën krimi u fuqizua, tani nuk mbahen. Politikanët tanë janë në gjendje të bëjnë gjithçka, të bashkëpunojnë dhe me qelbësirat e drogës, për të qëndruar në pushtet”, ka konstatuar dhe ka ngritur alarmin njëkohësisht Lubonja.

Duke bërë analizën e rezultatit të papritur edhe nga vetë Partia Socialiste në Dibër, Lubonja ka thënë se; “nuk kemi rritje besimi te qeverisja nga 2015 në 2016, përkundrazi kemi rënie besimi, largime masive. Ka një problem me rezultatin e zgjedhjeve. Janë disa faktorë: Jo vetëm kanabisi, një faktor është angazhimi qeveritar në të gjitha format. Elementi kryesor, blerja e votës. Janë edhe frika nga pushteti, ndrojtja, elementet e forta që kanë marrë pjesë aty. U përfshi dhe PDIU, kur ne e dimë që në Dibër nuk ka çamë. Ka diçka këtu, kush janë këto çamë?! Kur u bashkuan të gjitha qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën krimi u fuqizua. Paratë e drogës janë një instrument pushteti. Popullsia jeton me drogën atje. Dikush më foli për 200 persona që punojnë për drogën në Dibër, ku lazaratasit janë drejtues. Përhapja e drogës nga Lazarati në gjithë Shqipërinë ka të bëjë me dështimin e qeverisë”.

Në vijim të teorisë së tij se aktivitetin kriminal të kultivimit dhe shitjes së drogës në vendin tonë në këto përmasa të papara më parë, e kryen qeveria në bashkëpunim me krimin e organizuar, Lubonja ka argumentuar se;

“Një i varfër nuk mund të mbjellë kanabis, se kushton fara. Këtu lind një dyshim i madh, që duhet hetuar nga prokuroria. Kemi të bëjmë me një organizim, pra krimi i organizuar ka shpërndarë tentakulat e veta në gjithë Shqipërinë. Kemi të bëjmë me politikanë që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të ndenjur në pushtet, ndaj dhe të bashkëpunojnë me qelbësirat nuk e quajnë për gjë. Dibra është tronditur nga ky rezultat, që vjen dhe nga kartelat e drogës”.

Loading...