Ballina Aktualitet FAMILJARËT KËRKOJNË QË FBI TË MERRET ME RASTIN “MONSTRA” (VIDEO)

FAMILJARËT KËRKOJNË QË FBI TË MERRET ME RASTIN “MONSTRA” (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Unë besoj se ka dëshmitarë të cilët e dijnë se si është montuar rasti , por ata kërkojnë mbrojtje. Nëse nuk ka asgjë për t’u fshehur, atëherë duhet të përkrahet propozim ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve. Kështu u shpreh njëri nga familjarët e të akuzuarve të rastit “Monstra”, Bedri Ajdari, duke shtuar se për të përfunduar procesi në mënyrë juridike, duhet të votohet ky ligj sepse, sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të përfundohet kjo punë njëherë e përgjithmonë, raporton SHENJA.

“Mendimi ynë është se ka marrëveshje politike, unë po ta mbroj anën këndej, ti ma mbroj anën këndej dhe ne pak do të jemi të barabartë në Qeveri ose në pushtet, asgjë tjetër nuk ka. Ndoshta, të folim realisht, ndoshta BDI dëshiron për rastin Monstra të ketë ligj, por ligji nuk votohet posaçërisht për një rast ose për dy raste, ligji do të vlejë për më tepër raste dhe ata i dijnë punët e veta se si i kanë dhe çfarë mbrojnë. Përndryshe,  po të jenë të realtë, ata duhet ta votojnë ligjin menjëherë, pa hamendje, pa mëdyshje, nëse ti nuk ke çfarë të fshehish, pse mos ta votosh ligjin.”, tha Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarve të rastit ”Monstra”.

Ai pyetet se përse BDI më herët pati kërkuar që FBI të merret me zbardhjen e rastit ‘Monstra’, dhe më pas është heshtur. Ajdari nëpërmjet ambasadës amerikane kërkon që FBI si organ i pavarur të merret me zbardhjen e këtij rasti.

“Për të qenë të sinqertë dhe të realtë, për votimin e ligjit për dëshmitarët,  sa I përket kësaj çështje, unë menjëherë kisha kërku dhe e vë vulën time. Mirëpo, do të thosha edhe një gjë tjetër, të cilën ma herët BDI e pati kërkuar FBI-në për zbardhjen e rastit dhe ngeli me kaq. Unë për këtë çështje, përmes ambasadës amerikane, kërkoj që le të vjen FBI dhe ta zbardh rastin, si organ I pavarur. Besoj se më shumë se tre orë nuk I zgjat për ta zbardh këtë rast, se ata e kanë edhe ligjin, edhe forcën edhe drejtësinë.”, shtoi më tej ai.

Reagimi i Bedri Ajdarit, njërit prej familjarëve të të akuzuarve për rastin Monstra, vjen pas paralajmërimeve të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së se nuk do ta votojnë ligjin e kërkuar nga Prokurorja Speciale Katica Janeva, për mbrojtjen e dëshmitarëve të fshehur.

Ajnur Bafqari /SHENJA/