Ballina Kuriozitete Është mbi 85 vjeç dhe jeton pa bukë dhe ujë, nuk urinon...

Është mbi 85 vjeç dhe jeton pa bukë dhe ujë, nuk urinon asnjëherë! (VIDEO)

SHPËRNDAJE
Prahlad Jani është një i moshuar 85-vjeçar që jeton në një shpellë në Amba, Indi, pa ushqim dhe ujë që prej 74-vitesh.Indiani u largua nga shtëpia kur ishte shtatë vjeç, dhe në moshën 11-vjeçare u bekua nga perëndesha, Amba. Sot ai thotë se është duke kërkuar një mister shpirtëror. Që prej asaj kohe ai kurrë nuk ka konsumuar ushqim apo ujë, ndërsa mbijeton nga nektari, i cili është filtruar përmes një vrime në gjuhën e tij. Ai ka deklaruar se si pasojë e kësaj jete që bën, ai nuk urinon asnjëherë. Ndoshta duket shumë e çuditshme, por ky fat është konfirmuar edhe nga një ekip prej 30 shkencëtarësh të cilët i kanë bërë një seri analizash shëndetësore të moshuarit. Nëpërmjet një kamere vëzhguese, ata zbuluan që ai jeton në një shpellë, pa ngrënë dhe pa pirë. Ky fenomen i la pa fjalë mjekët, të cilët mundohen ta shpjegojnë këtë fakt përmes një transformimi biologjik të trupit të 85-vjeçarit. “Ne besojmë se trupi i tij ka kaluar transformimin biologjik, si rezultat i meditimit dhe jogës së fuqishme në një mjedis krejtësisht të natyrshëm, në të cilin ai jeton”, pohojnë mjekët.