Ballina Të tjera Intervista Eric Bergkraut: Zvicra dhe Shqipëria, të njëjta shije për paranojën

Eric Bergkraut: Zvicra dhe Shqipëria, të njëjta shije për paranojën

SHPËRNDAJE

Mikhail Khodorkovsky është kthyer për të sfiduar kontrollin e Putinit në pushtet. Dikur njeriu më i pasur i Rusisë dhe kreu i gjigantit të energjisë Yukos, ai kaloi një dekadë në burg pasi kundërshtoi Kremlinin. Regjisori zviceran këtë histori e pati lëndë në dokumentarin e tij, një bashkëprodhim gjerman, zviceran dhe rus. Filmi i Eric Bergkraut u quajt thjesht “Qytetari Khodorkovsky”. Në këtë intervistë përMapo, Bergkraut flet për filmat e tij, që përballen me fuqinë politike të Putin, siç janë më herët dokumentarët e tij për gazetaren ruse të vrarë, apo gratë çeçene

Mikhail Khodorkovsky është kthyer për të sfiduar kontrollin e Putinit në pushtet. Dikur njeriu më i pasur i Rusisë dhe kreu i gjigantit të energjisë Yukos, ai kaloi një dekadë në burg pasi kundërshtoi Kremlinin. Arrestimi i tij u dërgoi një sinjal të fortë manjatëve të fuqishëm të Rusisë që të mos të përzihen në politikë. Për herë të parë pas lirimit të tij, ai flet për kohën prapa grilave dhe vizionin e tij për një Rusi të re. Kur Khodorkovsku rinisi Lëvizjen për Rusinë e Hapur për të forcuar demokracinë në Rusi – një lëvizje drejt presidencës, shpresohej se do të shpërbëhej sistemi i Putinit…por kjo nuk ndodhi, dhe as nuk po ndodh. Regjisori zviceran këtë histori e pati lëndë në dokumentarin e tij, një bashkëprodhim gjerman, zviceran dhe rus.  Dokumentari i Eric Bergkraut u quajt thjesht “Qytetari Khodorkovsky”. Në këtë intervistë për Mapo, Bergkraut flet për filmat e tij, që përballen me fuqinë politike të Putin, siç janë më herët dokumentarët e tij për gazetaren ruse të vrarë, apo gratë çeçene.

Një zviceran në Shqipëri për të drejtat e njeriut, si ndiheni?

Jam shumë i lumtur që jam këtu në Shqipëri por shumicën e kohës unë jetoj në Zvicër. Ky shtet, Zvicra është një vend që jeton në një lloj paranoje. Çdo shtëpi në Zvicër ka një bunker, kështu që jam shumë i lumtur që jam në një vend që në historinë e tij ka një farë paranoje të ngjashme. Vende shumë të ndryshme por megjithatë ato ndajnë të njëjtën shije për paranojën.

Ju jeni regjisor i një filmi që përmban tone të forta politike. Pse kjo zgjedhje. Kush jeni ju në kinema?

Unë jam shumë i interesuar për politikën dhe kontekstet sociale. Çfarë më intereson në punën time si kineast lidhet gjithashtu me pyetjen e rëndësishme se kush është një qenie njerëzore. Por, unë vij nga teatri dhe kështu jam formuar. Unë përpiqem të flas për politikën duke shkuar nëpërmjet individit. Nuk më pëlqen që të jem i zhurmshëm dhe të ngre teza të mëdha për atë se çfarë është e mirë ose e keqe.

Bërja e filmave për mua është një mënyrë për të pyetur veten. Sigurisht që regjisori i një filmi është më mirë që të pyetet dhe të bëjë pyetje gjithashtu se sa të jetë politikan.

Ç’është ky personazh që keni zgjedhur për të ndërtuar  subjektin në filmin tuaj. Pse merreni me pushtetin e sotëm të Putinit?

Khodorkovsky nuk është një personazh i lehtë për t’u kuptuar, megjithatë ai është një person nga më të rëndësishmit që ka jetuar për 30 vitet e fundit të historisë ruse.

Ky është filmi i tretë që unë kam bërë në Rusi, dhe njëri është treguar këtu. Ndërsa dy filmat e tjerë janë për vrasjen e gazetares Anna Politkovskaya, që u vra në 7 tetor të vitit 2007, dhe gratë çeçene që luftonin për të drejtat e  njeriut…

Të drejtat e njeriut do të thotë se janë problem në Rusi?

Po, të drejtat e njeriut në këtë moment janë një problematikë e re në Rusi…Mund të jenë edhe këtu në Shqipëri, por këtë nuk e di. Ndaj festivale të tilla janë të rëndësishme, për këtë arsye jam dhe shumë i lumtur që jam këtu.

Ky film shënohet se është një bashkëprodhim gjerman, zviceran dhe rus. Sa e ka mbështetur Rusia, duke qenë se ju e godisni atë?

Rusia nuk e ka mbështetur këtë film. Ky është vetëm një shembull dhe problemet janë të njëjta kudo, dhe të drejtat e njeriut duhet të mbrohen. Ky është një moment delikat, dhe jo i mirë, ka një kthim mbrapa për sa i takon të drejtave të njeriut. Mënyra se si zgjidhen liderët sot në këtë “sistem”, në një formë krejtësisht anormale, përbën paradoksin e kohës sonë.

Mikhail Khodorkovsky

Ju jeni regjisori edhe i filmit për vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya, ashtu si me personazhin e famshëm Khodorkovksy…ka qenë e vështirë që të merreshit me këto personazhe që godasin pushtetin e Putinit?

Ashtu si me Ana Politkovskaya edhe me Khodorkovskyn ka qenë mjaft e vështirë për t’u marrë sepse ky i fundit është një personazh i rezervuar. Është person me një plan. Shpesh mendoj për veten time nëse do të kisha bërë një film për Hillary Clinton, rreth dy vite më parë. Edhe ajo ka një figurë të saj që do ta japë dhe kjo nuk mund të ndryshohet nga një dokumentar. Kështu që duhet të kisha dhe këtë parasysh. Duke qenë se unë shkëmbeva letra kur Khodorkovsky ishte i burgosur m’u dha mundësia të kisha mjaftueshëm akses, informacioni që ai jepte. Kur e takova për herë të parë ai vinte nga burgu dhe nuk ishte  mësuar me jetën e përditshme. Pastaj u bë një lloj politikani.

Është e vështirë dhe e mërzitshme që të bëhen filma për politikën, sepse ata duan të kontrollojnë gjithçka, madje kanë edhe këshilltarë. Shumë më e mërzitshme është sidomos kjo pjesa me këshilltarë.

Ju e quani  Khodorkovskyn “qytetar”…..pse e konsideroni të tillë, çfarë përfaqëson ai për Rusinë?

Në Rusi, për arsye të ndryshme njerëzit në burg quhen qytetarë. Ai është qytetar i një vendi, është qytetar në një mënyrë moderne. Ky lloj qytetarizmi nuk është shumë i njohur në atë shtet. Nuk e di si është këtu në Shqipëri, por nëse qeveria nuk e mbështet dhe respekton qytetarin, si mundet qytetari të respektojë vendin e tij. Pas rënies së Carit historia e Rusisë ka marrë të tatëpjetën, dhe sot ekziston një Bashkim Sovjetik i shndërruar në një vend shumë kaotik. Dhe jam i sigurt që Khodorkovsky e njihte shumë mirë këtë situatë… Ai nuk është engjëll. Pikërisht këtë personazh nuk doja ta jepja thjesht bardhezi. Në punët e mia gjithmonë përpiqem që ta lë gjykimin te publiku.

Ju thoni që pas lirimit të tij për herë të parë Khodorovsky flet për vizionin e tij për një Rusi të re. Ku është sot ky personazh?

Sot ai jeton në Londër. Duke sikur ka humbur thellësisht dëshirën për fuqi, pushtet. Zoti Putin duket sikur do të qëndrojë gjithmonë aty në krye të Rusisë. Anëtarët e opozitës thonë gjithmonë se sistemi edhe për 2-3 vite do të shpërbëhet. Këta anëtarë të opozitës e kishin gabim, sigurisht. Por personalisht, unë mendoj se, një ditë vërtet do të shpërbëhet.

Është një film dekurajues, që e mund kurajën që jep një individ si model. Ju jeni optimist por realiteti ende nuk po shkatërron Putinin?

Unë doja të jepja më tepër eksperiencën në burg se si përpiqet një njeri. Përgjithësisht nuk më interesojnë fitimtarët. Si mund të jesh fans i një klubi futbolli nëse ata fitojnë gjithmonë. Është e mërzitshme. Nëse keni një sistem si ky i Putinit dhe nëse gjeni personazhe të tilla si për shembull gratë çeçene ose gazetarja e vrarë, ose Khodorkvosky që është  një personazh që e do pushtetin por, nëse ke individë të tillë në një sistem kaq të errët  – kjo është shpresë për mua. Nuk mund të krahasohet sistemi zviceran me atë rus edhe pse ne kemi bunkerë. Nuk më pëlqejnë shumë sistemet.

Ju besoni në fuqinë e kinemasë?

Unë besoj te kjo, besoj te bashkimi, besoj te njerëzit, besoj që njerëzit është më mirë që të jenë në kinema.

V.M