Ballina Aktualitet E DHIMBSHME: FAMILJA RAMADANI, PAS TËRMETIT PA KULM MBI KOKË

E DHIMBSHME: FAMILJA RAMADANI, PAS TËRMETIT PA KULM MBI KOKË

SHPËRNDAJE

Kjo është gjendja e shtëpisë në të cilën ka banuar familja Ramadani, deri në ditën kur tërmeti tronditi Shkupin. Një tavan plot me vrima, nga i cili pas çdo mbylljeje të dyerve shkëputet një copë tjetër dhe me muret e plasaritura të cilat mund të bien prej momentit në moment.
Për më shumë se tetë vjet ata banonin në një shtëpi me qira në lagjen Seravë të Shkupit.   Kryefamiljarja Baftije Ramadani, thotë se dëmet qëi ka shkaktuar tërmeti kësaj shtëpije të vjetër, nuk u lejon atyre që të kthehen më aty, ndërkaq kushtet e rënda ekonomike, nuk u lejojnë atyre që tësigurojnë një kulm mbi kokë.

“Këtu kemi jetuar me frikë, se po bje sot po bje nesër, edhe vërshimet me ra, po nuk jam anku askund, e kam pastru edhe apet kemi kaluar disi, por tash nuk jetohet më këtu. Këtu me qira jemi, është dëmtu prej tërmetit, pak ka qenë por më shumë është dëmtuar atë ditë, më nuk jetohet këtu. Qe sa vjet me qira kemi jetuar, e kemi pasur shtëpinë në Lisiçe, atje na e prishën, mandej deshëm me e ndërtu një të re edhe atë na e prishën. Se s’kena pas dokument, s’kena pas mundësi me rregullu dokumentet. Edhe atë na e mundësuan familjarët që ti bëjmë dy dhoma”, ka thënë Baftije Ramadani.

Ajo mezi që po i mbante lotët, derisa rrëfente për tmerrin që kanë përjetuar gjatë tërmetit dhe për tmerrin akoma më të madh kur i kanë parë pasojat që ka lënë pas vetes këto lëkundje të tokës. Kjo familje menjëherë pas tërmetit kanë qëndruar nëpër parqe, ndërkaq më pas janë shpërndarë tek familjarët.

“Atë ditë ka qenë për të gjithë rëndësi, por për neve ka qenë më shumë. Këtu po rrinim unë dhe burri, t’u përgatit ushqim si për Bajram, vetëm kur është dridhur, edhe duke dalë nga dera, nëkorridor ishte bërë shumë errësirë, nuk shiheshte ka të shkojmë, se ka rënë tavani. Nipi tu flejt në dhomë, burri im shkoi kah dhoma, thash seështë habitur, vetëm kur e pash se me djalin doli jasht….Trishtim i madh ka qenë për të gjithë, por edhe për neve. Kur hymë brenda s’kishe çfarë të shihet, prej qyreqit, nuk di çfarë të them.”, shtoi më tej ajo.

Ramadani, rrëfeu gjithashtu se gjatë gjithë kohës po kërkon ndonjë shtëpi me qira më të ulët dhe pasi nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje, pavarësisht se e kishte shumë të rëndë, vendosi që të kërkojë ndihmë nga njerëzit humanë, që t’i dalin në ndihmë kësaj familjeje, të papunë dhe mbi të gjitha pa kulm mbi kokë.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

Loading...