Ballina Aktualitet Dygjuhësia, LSDM-ja nuk heqë dorë nga shqipja (Video)

Dygjuhësia, LSDM-ja nuk heqë dorë nga shqipja (Video)

SHPËRNDAJE

Disa ditë pasi euforia e LSDM-së për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror u shua nga reagimi i fortë i VMRO-DPMNE-së, nga partia e Zaevit zotohen se nuk kanë hequr dorë nga ky qëndrim. Sipas tyre, nuk është i nevojshëm ndryshim i madh, përveç respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Në Maqedoni nuk ekziston e ashtuquajtura çështje e dygjuhësisë. Pyetja për përdorimin e gjuhës shqipe tashmë është e rregulluar me Kushtetutë, gjegjësisht me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe me ligj. Fakti që nuk ndryshon në tërësi, është çështje e vullnetit politik të pushtetit. LSDM-ja tha se ligji dhe ndryshimet Kushtetuese duhet të respektohen në tërësi sepse ndërtojmë një shoqëri dhe të ardhmen e Maqedonisë në atë mënyrë që asnjë prej qytetarëve të mos ndihet e lënë anash”, tha Petre Shilegov, LSDM.

Analisti Xhelal Neziri, nga ana tjetër, mendon se qasja e LSDM-së është e qëlluar, por mungon guximi për realizim të plotë. Sipas Nezirit, LSDM-ja tërhiqet për shkak të reagimeve nacionaliste të partive të tjera, përfshirë edhe atyre shqiptare.

“Te LSDM-ja mungon ai guximi që konceptin që e promovon, ta mbrojë deri në fund. Unë e shoh këtë mungesë guximi. Pra, janë promotor të një ideje të re për Maqedoninë por frikësohen nga reagimi nacionalist i VMRO-së I cili reagim është në koordinim edhe me kundër-reagimet e partive shqiptare të cilat krijojnë atë tensionin ndëretnik me qëllim që ta minojnë këtë opsion të LSDM-së”, deklaroi Xhelal Neziri, analist.

Për disa ditë me radhë, nga partia e Zaevit ndaluan edhe trendin e dërgesës së komunikatave për mediat në gjuhën shqipe, por sot mediat pranuan dy të tilla.

Loading...