Ballina Lifestyle Dizajnerja e parë që prezentoi hixhabin në Javën e Modës

Dizajnerja e parë që prezentoi hixhabin në Javën e Modës

SHPËRNDAJE

Ka shumë momente që ia vlejnë të përmenden nga Java e Modës gajtë këtij viti në Nwë York, por që një nga këto momente meriton një “Bravo” të sinqertë. Në fakt, bëhet fjalë për guximin e një femre për të prezentuar diçka më ndryshe dhe të paharrueshme në pasarelat e modës.

Bëhet fjalë për Anies Hasibuan, dizajnerja e parë që vjen nga Indonezia, e cila marrë pjesë në Javën e Modës, dhe në një eveniment të tillë prestigjioz ka guxuar të prezantojë koleksionin e modeleve që përfshin – hixhabin! Kreacionet e saj janë frymëzuar nga vendi i saj i lindjes Xhakarta, ku hixhabi vishet në të gjitha rastet dhe në kombinime të ndryshme – me fustane, kostume, funde, pantallona… Gjithmonë dhe kudo! Dhe, kush do të kishte menduar se do të ishte kaq në modë?

Siç e ka shpjeguar vet dizajnerja, qëllimi i saj ishte për të “futur” Indonezinë në botën e modës dhe t’i tregojë njerëzve bukurinë dhe dallimet që e bëjnë tërheqëse dhe të pranueshme. Dhe, për të shtuar, ky është një gjest i mrekullueshëm për të arritur fenë dhe kombin si dhe për të thyer paragjykimet në një mënyrë shumë origjinale, kreative dhe me shumë stil.

 

Kjo sigurisht është diçka krejtsisht e re, momente vezulluese në botën e modës ku ne besojmë se gjërat do të ndryshojnë nga çkanë qenë deri më tani…

Ndërsa juve, si ju duket koleksioni i tillë?

aniesa-hasibuan-2 aniesa-hasibuan-3 aniesa-hasibuan-4 aniesa-hasibuan-5 aniesa-hasibuan-6 aniesa-hasibuan-7 aniesa-hasibuan-8