Ballina Diaspora Dispora shqiptare e ka shansin për deputetë

Dispora shqiptare e ka shansin për deputetë

SHPËRNDAJE
SONY DSC

Shanset janë reale që shqiptarët të nxjerrin të paktën një depuetet në diasporë. Mbetet të shihet nëse partitë politike shqiptare do të lejojnë të përsëritet e kaluara, apo do të organizohen qoftë edhe me koalicione parazgjedhore në këtë njësi

Fatos RUSHITI

Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor që u bënë pas negociatave mes katër partive politike për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, mundësuan që diaspora nga tre njësi të shndërrohet në një njësi zgjedhore që do të japë tre depuetë. Mbi 171 mijë votuesit e diasporës tashmë të akumuluar në një njësi zgjedhore përsëri do dë duhet të regjistrohen paraprakisht tek lokacionet e ambasadeve dhe konsulatave të Maqedonisë në shtetet tjera, që të mund të njëjtit të votojnë në zgjedhjete e parakoshme të 11 dhjetorit. Pala maqedonase ka një përparësi organizative, ashtu si në zgjedhjet e 2014-ës dhe zgjedhjeve të 2011-ës, meqë kanë shumicën e mbasadave dhe konsulatave në shtetet ku diaspora është më e përqëndruar, thonë eskpertë të zgjedhjeve. Megjithatë, sipas tyre, tani shanset janë reale që shqiptarët të nxjerrin të paktën një depuetet.  Mbetet të shihet nëse partitë politike shqiptare do të lejojnë të përsëritet e kaluara, apo do të organizohen qoftë edhe me koalicione parazgjedhore në këtë njësi, që të nxjerrin sigurt deputetë. Dihet që diaspora shqiptare është dyfish më e madhe në numër se sa ajo maqedonase dhe sipas eskpertëve, me një organizmim më të madh numri i depuetëve shqiptarë mund të shkojë në dy. Kjo për faktin se vototat, si në shtetet e Evropës perëndimore ku dominojnë shqiptarët dhe votat në Australi, Zelandën e re dhe në Argjentine ku ka vota nga pala maqedonase, do të llogariten njësoj. Eksperti për cështje zgjedhore Bashkim Bakiu konfirmon se ndryshimet ligjore japin shans që të nxirret të paktën një deputetë nga diaspora. “Është fakt që kalimi nga tre në njësi njësi zgjedhore të diasporës, sigurisht se ka rritur më shumë shanset që të paktën të nxjerrim një deputet. Por, kjo do të varet më shumë nga organizimi i partive politikeshqiptare. Presim të shohim nëse përveç PDSH-së dhe BDI-së, edhe partitë si BESA dhe LR-PDSH apo dhe partitë tjera, se a do të jenë aktive në diasporë”, thotë Bakiu. Ai vë theksin tek dëshprimi i diasporës në zgjedhjet e kaluara, gjë që sipas tij, do të ndikojë që të kemi shanset zero për të nxjerrur dy deputetë, ndonëse sipas tij mundësitë ligjore ekzistojnë. “Diaspora shqiptare ndihet e dëshpruar dhe e zhgënjyer me dy palë zgjdhjet e kaluara, ku edhe pse shum më emadhe në numër se sa diaspora maqedonase, nuk mundi të përfaqësohet në Parlament. Kjo për shkak se partitë tona politike nuk punuan sa duhet atje, ndërsa diplomatet shqipatër nuk u përqndruan shumë në nxitjen e votuesve shqiptarë që të dalin të votojnë. Në këtë kontekst, pothujase zero janë shanset që të nxjerrim dy deputetë në diasporë”, thekson për gazetën KOHA, Bashkim Bakiu, politikolog dhe ekspert për çështje zgjedhore.

Sipas ndryshimeve  më të reja të Kodit zgjedhor, për t’u zgjedhur një deputet në diasporë të paktën duht të merr 6000 mijë vota, apo 80 % të votave sa duhet të merr një deputet në njësitë brenda vendit. Ndryshe këta votues nëse eventualisht gjenden gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoni do të mund të votojnë edhe nëse nuk janë regjistruar jashtë, ndërsa për këta do të ketë listë të posaçme zgjedhore në vendvotime  prej 171 mijë votuesve sa ka gjithsej diaspora.

images

Me rreth 900 vota u zgjodh deputet  

Në zgjedhjet e kaluara maqedonasit arritën të nxjerrin deputet me 300 vota në njësinë 9 që përfshinte Australinë. Rezulatet më poshtë tregojnë se shqiptaët ndonëse janë trefishi i maqëdonasve në diasporë, si në Amerikën Veriore apo Evropën Perëndimore, si rezultat  mosbashkëpunimt mes veti, mosorganizimit dhe bashkerendimnit të aktiviteteve në diasporë, nuk arritën të kenë asnëj deputet. Në njësinë 7 që përfshinë Evropën dhe Afrikën me gjithsej 18.911 votues të regjistruar, shqiptarët nuk fituan deputet, megjithëse diaspora shqiptare  e Maqedonisë vetëm në Evropë numëron deri në 50 mijë votues. Në këtë njësi  VMRO  ka marrë  4512 vota apo 52.38%, BDI 2822 vota apo 32.76 %, LSDM 521 vota apo 6.05% RDK 428 apo 4.97%, PDSH me 104 vota apo 1.21  % . Si në nëjsinë 7, VMRO mori deputet edhe në njësinë 8 dhe 9. Njësia 8 që përfshinë Amerikën Veriore dhe atë Jugore me vetëm 3337 votues të regjistruar, domethënë sa gjysma e votave që  i merr një deputet brenda vendit,  VMRO fitoi deputetin me vetëm 1170  vota apo 63.41 %, BDI 475 vota 25.75 % të votave, LSDM 90 vota apo 4.88 %, PDSH 5 apo 0.22%. dhe të tjerat me pak se 50 vota. Më eklatant ishet rasti ë njësinë Njësinë 9 që përfshin Australinë dhe Azinë ku me vetëm 1534 votues të regjistruar,respektivisht cereku i votave  sa duhet të marrë nje deputet në njësië brenda vendit, VMRO fitoi deputet me vetëm 881 vota apo 89.71%, LSDM 46 vota apo 4.68 % dhe BDI me 4 vota apo 0.41