Ballina Kronika “Disa histori janë tepër të vërteta për t’u treguar”… A u kërcënua...

“Disa histori janë tepër të vërteta për t’u treguar”… A u kërcënua Artan Hoxha?

SHPËRNDAJE

Gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha u shoqërua mbrëmë vonë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Pasi u largua nga prokuroria, Artan Hoxha shkroi një status në faqen e tij në “Facebook”, ku citon shprehjen që një zyrtar amerikan i pati thënë gazetarit Gary Webb, për zbulimin e përfshirjes së CIA-s në trafikun ndërkombëtar të kokainës. “Miku im, disa histori janë tepër të vërteta për tu treguar”…..

Statusi i gazetarit u interpretua në mënyra të ndryshme në rrjetet sociale. Por fakti që në fund të shkrimin, Artan Hoxha shprehet “Në fakt kur e mendon nuk e ka patur keq….”, ngre dyshime se ai edhe mund të jetë kërcënuar pas nxjerrjes së fakteve lidhur me avionin që ra në grykëderdhjen e Ishmit.

Statusi i Artan Hoxhes
“Miku im, disa histori janë tepër të vërteta për tu treguar”…..
Keto fjale nje zyrtar i larte i Uashingtonit, do t’ia thoshte gazetarit investigativ Gary Ëebb, fitues i cmimit Pulitzer per zbulimin e perfshirjes se CIA-s,ne trafikun nderkombetar te kokaines, financimin me parate e trafikut te droges te guerriljeve kontras ne Nikaragua dhe shitjen e narkotikeve afroamerikaneve,ne lagjet e varfera ne Los Angeles…. Ne fakt kur e mendon nuk e ka patur keq….

Gazetari i emisionit “Xhungël” deklaroi mbrëmë në “Opinion” se piloti italian Guido Andrea Guidi ka pranuar se e kishte ulur avionin në Ishëm për të testuar pistën, me qëllim që të kthehej më vonë për të trafikuar 200 kg hashash. Kjo u cilësua shkelje nga prokuroria e krimeve të Rënda, që vendosi ta marrë në pyetje në mesnatë Artan Hoxhën. Sipas procesverbalit të prokurorisë, Artan Hoxhës iu sekuestruan dy aparate celularë, një Iphone dhe një Samsung dhe kartat e telefonit. Pasi u mor në pyetje për rreth 3 orë e gjysmë, Artan Hoxha u largua nga prokuroria rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm.

Loading...