Ballina Bota Dhunë në SHBA, gjendje e jashtëzakonshme në Charlotte (VIDEO) (FOTO)

Dhunë në SHBA, gjendje e jashtëzakonshme në Charlotte (VIDEO) (FOTO)

SHPËRNDAJE

Sërish përleshje të dhunshme në Charlotte, në Karolinën e Veriut, ku me qindra persona kanë zbritur në rrugë për të manifestuar kundër dhunës së policisë, e akuzuar se ka vrarë padrjtësisht një afro-amerikan 43 vjeç, baba i shtatë fëmijëve. Ndërkohë një civil ka mbetur i plagosur nga goditja me armë zjarri, ku dyshohet të ketë qëlluar një manifestues. Ngjara ndodhi në zonën e Charlotte-s, ndërsa një nga protestuesit gjendej para hyrjes së një hoteli.

Protestuesit janë të zemëruar me vrasjen e Keith Lamont Scott, 43 vjeç, të martën nga policia. Policia ka thënë se Scottit i është kërkuar disa herë të lëshojë armën e dorës përpara se është qëlluar, por familja e tij ka këmbëngulur se ai ka qenë i paarmatosur dhe duke lexuar libër në atë kohë. Dëshmitarët kanë thënë se ai i ka pasur duart lart.

Shtëpia e Bardhë tha se të tre liderët janë pajtuar se protestat duhet të jenë të qeta dhe se presidenti ka ofruar çdo ndihmë të nevojshme për të dyja qytetet.

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tha se vrasjet “janë të padurueshme dhe duhet të bëhen të patolerueshme”.

Kandidati republikan, Donald Trump, reagoi në Tëitter, duke thënë se “situata në Tulsa dhe Sharllotë është tragjike”. “Duhet të bëhemi bashkë për ta bërë Amerikën të sigurt përsëri”, tha Trump.

Rastet e vrasjeve të afro-amerikanëve nga policia në SHBA është kthyer në një subjekt protestash kombëtare përreth SHBA-ve në dy vitet e fundit.

 


_91334077_hi035455151

_91334631_b09472f3-c7e7-4f3f-9cc0-bdfde3bb844f

_91334683_d62341f3-67df-4748-a506-0caafb2ced13

_91334685_76111e89-5c07-43d1-9501-71f7b61ec5ee

1

cs7pizzukaaagsf

cs7rpiuuaaetbyl

cs7shx0vuaa_wgz

cs7vod_uaaadvve

cs7vtuzuiaauifv

cs8ej8lwcaesls6

cs8ejldweaexg46

cs8ejxyxgaao82j

cs8ekjgwaaacwe7

cs8q9nvwyaafcyq

cs8q79owiaaj0ac

cs8q-tlxeaabeaa

Loading...