Ballina Kryesore Deputetëve injorantë të BDI-së: Shqipja zyrtare në ’74, sot jo

Deputetëve injorantë të BDI-së: Shqipja zyrtare në ’74, sot jo

SHPËRNDAJE
Fejzi Hajdari

Fejzi Hajdari*

Sot, në Kushtetutën e Maqedonisë (sipas Marrëveshjes së Ohrit): Gjuhë zyrtare në Maqedoni, është gjuha maqedonase dhe gjuha të cilën e flasin më shumë se 20% e bashkësisë së caktuar etnike”.

Pra, gjuha shqipe sot mund të quhet “20 për qind!”. Dmth gjuha shqipe, është po aq zyrtare, sa edhe gjuha rome (aty ku romët janë 20%, po aq sa edhe gjuha turke, serbe, vllehe etj.).

Një SHEMBULL konkret nëse është zyrtare gjuha shqipe!

Kohë më parë gjatë takimit zyrtar, dy ministrat e BDI-së flisnin në gjuhën maqedonishte dhe jo shqip, sepse kështu është e rregulluar me ligj.

Lerini p… dhe mbylleni gojën! Mos gënjeni, sepse, ju turpin nuk e njhni!Fatkeqësisht, moralin edhe më pak e njihni.

Edhe diçka për deputetët dhe funksionarët injorantë të BDI-së, dhe sidomos për ata intelektualët sharlatanë nga Tirana dhe Prishtina, të cilët trazohen sa herë që ka nevojë nevojë Ali Ahmeti (dhe kur preken interesat e tyre në Maqedoni) dhe BDI-ja, për t’u rehabilituar projektet antishqiptare, që ndodhën viteve të fundit.

I fundit ishte avokati super i pasur dhe ndër më të korruptuarit Spartak Ngjela (i njohur për ndërrimin e kunjave herë të Sala, e herë tej Edi) dhe disa megafonë UDB-shë të katapultuar nga Tirana këtu në Maqedoni.

Gjatë periudhës së komunizmit, Kuvendi i Republikë së Maqedonisë është drejtuar nga Vullnet Starova (pra kryetari ka qenë shqiptar). Sot më shumë se dy dekada demokraci, për shqiptarët është rezervuar vetëm posti i nënkryetarit të Kuvendit.

KONKLUZIONI:

-Në vitin 1974, gjuha shqipe ishte zyrtare (të paktën në letër), sot gjuha shqipe askund nuk është zyrtare.
-Gjatë komunizmit shqiptari ka qenë kryetar Kuvendi, sot nuk është.
P.S. Këto janë argumentet. Turp t’ju vijë se gënjeni!

*Botues i gazetës “Lajm”.