Ballina Aktualitet Dasma përrallore e miliarderëve, niveli i sigurisë si i Shtëpisë së Bardhë...

Dasma përrallore e miliarderëve, niveli i sigurisë si i Shtëpisë së Bardhë (FOTO)

SHPËRNDAJE

Ishte një fund-javë martesore për t’u mbajtur mend  për një çift jashtëzakonisht të pasur dhe për 600 të ftuarit e tyre po aq të pasur dhe të famshëm në Jug të Francës.

Alberto Mugrabi, i biri 46-vjeçar i industralistit izraelit dhe koleksionistit të artit Jose Mugrabi, tha u martua me 23-vjeçaren Colby Jordan, vajzën e miliarderit nga Chicago John W. Jordan II.

Vendi ku u organizua ceremonia martesore ishte në ‘Tiko,’ dhe nusja që ka gjysmën e moshës së burrit qëndroi në hotelin super-luksoz Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes.

da2-1

Me rastin e martesës që kushtoi 5 milionë dollarë çifti e mori me qira të gjithë pronën, edhe pse të ftuarve u duhej që të paguanin për dhomat e tyre.

Në listën e të ftuarve përfshihehsin supermodelet Karlie Kloss dhe Heidi Klum, binjaket Olsen, Princeshën Beatrice dhe Owen Wilson, i cili ishte një prej shoqëruesëve të Mugrabit.

Përveç ditës së dasmës në Eden Roc të ftuarit shijuan edhe një darkë me fruta deti te restoranti TETOU të enjten si dhe një darkë tjetër në një pronë private të premten.

Niveli i sigurisë për këtë martesë ishte i njëjtë me atë që përdor Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Loading...