Ballina Bota Clinton dhe Trump, debat i nxehtë, jo vendimtar (VIDEO)

Clinton dhe Trump, debat i nxehtë, jo vendimtar (VIDEO)

SHPËRNDAJE
Clinton dhe Trump, debat i nxehtë, jo vendimtar

Debati mes Hillary Clinton dhe Donald Trump kënaqi pritshmëritë përsa i takon intensitetit, por jo rezultatit që prodhoi. Megjithëse analistët ndryshojnë thellësisht në qëndrime se kush fitoi përballjen e parë televizive, duket se opinioni i amerikanëve është më diplomatik.

Shumë njerëz të intervistuar nga mediat thonë se pavarësisht shkëmbimeve të nxehta verbale në podium, dy kandidatët nuk bënë aq sa duhet për të fituar më shumë mbështetje dhe për të tërhequr votën e atyre që ende nuk kanë vendosur ende për kë të votojnë.

Shum njerëz të intervistuar, thanë se dëgjuan shumë sulme dhe kundërpërgjigje gjatë debatit mes dy kandidatëve, por fatkeqësisht asnjë thelb për të vendosur se për cilin duhet votuar. Për 70-vjeçarin Trump, debati ishte një mundësi për tu shfaqur i disiplinuar, ndërsa për 68-vjeçaren Clinton një mundësi për t’i siguruar votuesit se mund të kenë besim tek ajo.

Duket se zhgënjimi më i madh nga debati ka ardhur për emigrantët në SHBA, të cilët shpresonin që të dëgjonin më shumë për fatin e 11 milionë refugjatëve ilegalë në vend.

Emigracioni ka qenë temë e nxehtë gjatë fushatës elektorale, sidomos me murin e propozuar nga Trump në kufirin me Meksikën, por në debat kjo çështje thuajse nuk u përmend fare.

trump clinton

Kryesisht emigrantët me prejardhje latine u shprehën të zhgënjyer thellësisht, sepse u pa qartë se pavarësisht retorikës para debatit, dy kandidatët nuk kanë asnjë ide se si të zgjidhin problemin e milionave në SHBA pa dokumenta.

Kryesisht, të intervistuarit pas debatit mendojnë se Clinton pati nje performancë disi më të mirë se sa Trump, por asgjë vendimtare, diçka e treguar edhe nga sondazhet që i japin rivalit presidencialë shumë pranë.

gettyimages-610598654_wide-09bda2c1177e17b65c375c5f9d07409c0fdf255e-s900-c85

Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën në debatin e parë presidencial. Kandidatja demokrate dhe ai republikan shfrytëzuan 90 minuta për të paraqitur platformat e tyre para një audience televizive prej 100 milionë vetash. Debati i parë, nga tre gjithsej, u ngrit mbi tre shtylla kryesore: drejtimi i vendit, mirëqenia dhe siguria e SHBA-ve.

Ekonomia dhe vendet e reja të punës ishte pika e parë ku Clinton e Trump ashpërsuan gjuhën. Kandidati republikan akuzoi ish-Sekretaren e Shtetit se nuk kishte një plan për krijimin e vendeve të reja të punës, por përgjigjja e Clinton ishte: “Donald, ne e dimë që jeton në botën tënde”.

Donald Trump u pyet se përse nuk deklaronte taksat, ndërsa republikani u përgjigj se do të publikojë të dhënat në momentin kur Clinton të bëjë një gjë të tillë me 33 mijë emial-et që janë fshirë. Në këtë pikë, demokratja pranoi se kishte bërë gabim për çështjen e serverit privat, por tha se po ti jepej një shans tjetër, do të vepronte ndryshe.

Në lidhje me terrorizmin dhe Shtetin Islamik, Trump tha se mbështeste NATO-n, po aleanca duhet të dërgonte trupa në Lindjen e Mesme për të çrrënjosur ISIS. “Jam i tëri për NATO-n, por duhet të përqendrohet të terrorizmit. NATO duhet të dërgojë trupa në Lindjen e Mesme në rast se dëshiron të dalë e fituar në luftën ndaj terrorizmit”, tha Trump.

Por Clinton u kundërpërgjigj duke thënë se NATO tashmë ka dërguar trupa në Afganistan pikërisht për të luftuar ISIS-n. “NATO ka kohë që po e lufton terrorizimin dhe trupat në Afganistan shërbejnë për këtë gjë”, tha Clinton.

Ish-Sekretarja e Shtetit kritikoi rivalin republikan për lëvdatat ndaj presidentit rus, Valdimir Putin si dhe për nxitjen që “hacker”-ët rusë të ndërmarrin sulme kibernetike ndaj qeverisë amerikane.

Clinton kritikoi Trumpin edhe për çështjen e armëve bërthamore, që ajo tha se ai i trajton me shkujdesje. “Qëndrimi i tij për armët bërthamore është thellësisht tronditës. Shtet e Bashkuara do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët”, tha Clinton qe shtoi se nuk mund t’i lihen kodet një njeriu që nervozohet pas një “cicërime” në Twitter.

Por, Trump u përgjigj duke thënë se “armët bërthamore janë kërcënimi më i madh ndaj vendit tonë”.

Kandidati republikan më pas kritikoi ashpër edhe marrëveshjen me Iranin. “Është marrëveshja më e keqe që është bërë ndonjëherë në histori”, tha ai. Por Clinton e kundërshtoi. Ajo e quajti marrëveshjen me Iranin të suksesshme.

“ Cila do të ishte alternativa e zotit Trump në këtë rast?”, pyeti Clinton. Trump vijoi duke thënë se për t’u ulur në karrigen e presidentit të SHBA-ve kërkohet guxim të cilin Clinton nuk e ka. Demokratja nxitoi t’i kujtonte eksperiencat e saj si zyrtare e lartë me vizitat dhe negociatat me shumë vende, por Trump i quajti ato si“eksperienca negative që i sollën vendit dëm”.

Kandidati republikan foli për çështjen e gjykimit dhe temperamentit që duhet të kenë kandidatët. “Unë kam gjykim shumë më të mirë se sa zonja Clinton dhe një temperament shumë më të mirë. Temperamenti im është arma ime më e fortë”, tha Trump.

Manjati i pasurive të paluajtshme deklaroi se Clinton ka shpenzuar qindra miliona dollarë për reklama kundër tij duke e quajtur këtë veprim të kampit demokrat si “aspak të ndershme”. Ai tha se mund të kishte sulmuar ish-Sekretaren e Shtetit nga familja, por nuk e preferon këtë gjë.

Të dy kandidatët thanë se do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve me Donald Trump që deklaroi se do të mbështeste zonjën Clinton në rast se ajo arrin të triumfojë në zgjedhje.

@realdonaldtrump answering questions at spin alley after the #hofdebate16 #nbc4ny

A video posted by 🙌🏻 (@benjamino72) on

@realdonaldtrump at spin alley at the #hofdebate16 #nbc4ny

A video posted by 🙌🏻 (@benjamino72) on

#Debate de @hillaryclinton y @realdonaldtrump. #Debate2016 #DebatePresidencial #Debates2016 #Debates #HofstraUniversity #usa

A video posted by DanyCosmoValencia Miami (@danycosmomiami) on

I got so close to the #tangerinenightmare tonight

A video posted by Armand Aviram (@armandaviram) on