Ballina Aktualitet Çe pes’ vjet jom i punsaut /Po ku, tamom s’e dij..(Poezi në...

Çe pes’ vjet jom i punsaut /Po ku, tamom s’e dij..(Poezi në dialekt për të “punësuarit” që rrinë në shtëpi)

SHPËRNDAJE
Lirim Alija

S’E DIJ KU Punoj..!

Ni dit dola ka Tetova,
shotajtsha me ngaa
Hop ni shoç e zateka,
Moti s’e kisha paa

U hunxhëm ta pajm ni kafe
E najsëm t’bisedojm
Ja pajtëm hallët njoni-qetrit
Ku e xhi punojm…

Si kit qerët najsi t’kahët
Tha:”kriza na mbajti
Problemet sën i përballoj
Osh tem dalë shpajrti

Me rogën s’jom i knaçët
300 euro marr
Se shpenzimet tepër t’mdhoja
N’mujt menxaj se dal..”

Kur e pajta konkretisht:
Ku ije me punë?
U mendau, e kraujti krajën
Tha: s’e dij ene unë

Çe pes’ vjet jom i punsaut
Po ku, tamom s’e dij
M’duket, kujdestar spitali
A dikund n’ministri

Dët kallzoj ni dit qetër
Sëm kujtohet shtaj
Se vërtetimin e punësimit
E kom harrau n’shpaj

E çullova pak si gjatë
Se m’erdh shaum çudi
Kshau si unë, tha ka plot
Pele a nja pes’ mijë

(Desha t’i thom):
Ngjoni kho ju xhi ankohi
A pare mirrni për hatër
Mo shkoni kërkund qetër
Po drejt e n’psikiatër

Lirim Alija 2016