Ballina Aktualitet “Buxheti 2017” anashkalon shkollat, para të majme për sallat sportive

“Buxheti 2017” anashkalon shkollat, para të majme për sallat sportive

SHPËRNDAJE

Përskaj shkollave pothuajse të rrënuara, Qeveria ndanë miliona euro në projektin e ndërtimit të sallave sportive për këto shkolla. 9.2 milion euro janë parashikuar që vitin e ardhshëm të investohen në projekte për salla. Por me buxhet harrohen Shkollat me kushte të mjerueshme apo ato që mungojnë fare si rasti i lagjes Bardhi në Bllacë ku nxënësit detyrohen që mësimin rta vijojnë në Kosovë. Krahasuar me shumën për salla sportive, buxheti për ndërtimin e Shkollave fillore është dyfish më e ulët, vetëm 3.2 milionë euro dhe 813 mijë euro për rikonstruim.

9.2 milion euro për ndërtimin e sallave të sportit
3.2 milion euro për ndërtimin e Shkollave Fillore
813 mijë euro për rikonstruimin e shkollave

Edhepse deri tani për këtë projekt janë dhënë miliona euro, në shumë vende është hedhur vetëm gurthemeli dhe punimet nuk kanë përfunduar asnjëherë për ndërtimin e sallës. Një objekt i tillë dhe i papërfunduar është ai në afërsi të konviktit “Stiv Naumov” në Shkup

14350757_621258224720381_884396043272192000_n

“Edhe ky objekt mbrapa meje ka nisur të ndërtohet sallë sporti mirëpo deri më sot kanë kaluar shumë vite dhe në të nuk është hedhur as edhe një gozhdë. Këtu nuk mund të shohim gjë tjetër përveç druve që janë rritur e kanë mbuluar objektin dhe shkurreve të mëdha”.

14449331_1699029170420109_5339398291782107136_n

Me buxhetin e vitit të ardhshëm 406 mijë euro janë parashikuar për ndërtimin e shkollave të mesme dhe 487 mijë euro për rikonstruimin e tyre. Për ndërtimin e sallave sportive për shkollat e mesme janë parashikuar 1.3 milionë euro. Për rikonstruimin e konvikteve të nxënësve janë ndarë 81.300 euro ndërsa për ato studentore 5.2 milonë euro.

1.3 milionë euro për ndërtimin e sallave të sportit në shkolla të mesm
406 mijë euro për ndërtimin e shkollave të mesme
487 mijë euro për rikonstruimin e shkollave të mesme
81.300 euro për rikonstruimin e konvikteve të nxënësve
5.2 milion euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e konvikteve studentore

Buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin e ardhshëm duket se nuk do të zgjidh problemet në këtë fushë. Kjo për faktin se shumë nxënës do të vazhdojnë të ballafaqohen me mungesën e objekteve dhe kushteve tjera për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Melihate Rustemi