Ballina Kronika Burri ma përdhunonte vajzën rrugës për në shkollë, ta dija do e...

Burri ma përdhunonte vajzën rrugës për në shkollë, ta dija do e digjia në oborr

SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë që u denoncua disa ditë më parë, ku një 15 vjeçare denoncoi babin e saj, Fatos Gurakuqin se e kishte përdhunuar prej disa kohësh.

Edhe pse kryefamiljari tashmë është i arrestuar, sot nëna e vajzës 15-vjeçare dhe e gjashtë fëmijëve në News24, Jolanda, nënë e 6 fëmijëve, flet për varfërinë dhe dhunimin nga i shoqi i alkoolizuar, që siç thotë ajo ‘rrinte me shishe në dorë’. Megjithatë brenda dëshmisë së saj ka kontradiktë. Ndoshta nga dëshpërimi, ajo nuk e pranon dot përdhunimin. Por ajo mohon se ka vepruar me vajzën që ta fuste në burg bashkëshorti. Jolanda deklaron madje se nëse do ta dinte që burri i saj kishte abuzuar me vajzën “do ta vriste, do ta digjte dhe më pas do lajmëronte policinë”. Ajo bën apel për ndihmë për ndihmë pas nuk ka as ushqim për 5 fëmijët e saj, më i vogli 8 muajsh dhe nuk i ka çuar as në shkollë.

Ju njoftoheni nga stafi i spitalit, çfarë ndodhi atë ditë?

Nuk kam qenë aty. Më njoftoi mësuesja në orën 6 të darkës. Sa ka shkuar vajza në shkollë, i ka rënë të fikët. Kanë lajmëruar burrin dhe ai ka shkuar tek shkolla. Kishte qenë i pirë, kishte bërë rrëmujë, debate dhe e kishin çuar në rajon. Në darkë më merr mësuesja dhe më thotë që vajza juaj është e sëmurë. I thashë çfarë ka, se ajo ka qenë anemike dhe ka marrë gjithmonë ilaçe. Unë nuk e dija që ishte dhe burri brenda. I bija telefonit, nuk ma hapte askush. Nuk e dija se tek cili spitali ishte. Më merr mësuesja dhe më thotë se ‘do ta sjellim ne vajzën në shtëpi’. I thashë mos ma vononi dhe i thashë, lajmëroni babain e saj. Mësuesja tha që nuk është nevoja. Shkoi ora 12, shkoi 1 dhe pastaj se kam parë orën më se nuk kishim as drita, as telefon, as televizor. Më pas erdhi policia. mendova se vajza është lidhur me ndonjë dhe ka shkuar burri e ka rrahur. Vajza ishte e shoqëruar me policë. Hymë brenda dhe më thanë që babai i vajzës ka abuzuar me vajzën. Policët më thanë se nuk të ka treguar ty se ke qenë e sëmurë.

Çfarë problemi kishte bashkëshorti?

Vetëm pinte. Ditë natë ashtu ishte, rrinte me shishe në dorë. Më ka rënë të fikët kur më thanë. Policët më thanë çfarë gjendje qenkeni ju, se nuk kishim as drita. Vetëm për të ngrënë bukë në darkë kemi një gjenerator se nuk kemi drita. I thashë që burri iku për të rregulluar gjeneratorin dhe nuk është kthyer, se nuk e dija që ishte në polici.

Prej sa kohësh ishte i alkoolizuar?

Ka 2-3 vjet. Policët më kërkuan të shkoj me ta për dëshminë. Ju thashë policëve që nuk vij në rajon. Ai i rrihte fëmijët. Një arsye më të vogël dhe i rrihte. Vajzën e çova tek dajat dhe kur erdhi më tha që nënë nuk është e vërtetë. E kam marrë vajzën më 18 shkurt dhe kam shkuar tek prokurori i kam thënë që nuk është e vërtetë. I thashë pse merrni një minorene që ishte me ilaçe dhe pa nënën?! Ai nuk foli.

Kur vajza i ka treguar mësueses, çfarë i ka thënë?

Nuk e di, nuk e kam takuar asnjëherë më parë mësuesen, vetëm një herë në gjyq. Nuk e njihja.

Vajza nuk ka dhënë detaje të abuzimit?

Jo asnjëherë.

Kishte arsye që vajza do të gënjente?

Jo nuk kishte arsye. Edhe unë i kam thënë që nuk dua të flas më. Pas gjyqit i kam thënë pse e bëre. Më tha që ‘nuk dua të flas më për këtë ngjarje, ti shiko fëmijën’ se isha shtatzënë. Vajza i kërkoi të falur të atit në gjyq.

Por analiza ka treguar që ka ndodhur abuzimi nga babai?

Po.

Sa të mungon vajza gjithë këtë periudhë që është në qendër rehabilitimi?

Më mungon shumë por jam e kënaqur që është atje sepse ne nuk kemi kushte t’ia plotësojmë. Ajo ka ndenjur tek dajat e mi. Vetëm që të mbaronte shkollën e kam lënë atje.

Çfarë njeriu ishte Fatosi?

Vjet në gusht unë bëra pasaportat e gjithë fëmijëve për të ikur në azil. Sa i mora pasaportat ai kishte pirë. Unë i thashë ne do ikim. Ti po deshe hajde. Ka ardhur i pirë dhe ka kaluar si infarkt dhe e kam çuar në spital urgjent. I thashë vajzës ne po rrimë këtu, vajza si me gjysmë zëri më tha ‘po’. Aty vendosa të mos largohesha, sepse s’mund ta lija ashtu. Por ishte shumë i dhunshëm. Edhe njerëzit e burrit e fusnin në sherr. “Shiko çfarë bën gruaja”, i thoshin se unë punoja natën. Edhe pas gjyqit thoshin që “e ke futur ti vajzën”. Para seancës erdhi dhe vëllai, por nuk foli me mua, ndenji jashtë. Thoshin “duam që ai të dali i pafajshëm”, por puna është se ai nuk doli i pafajshëm. Unë thash se ai ka vdekur për mua.

Çfarë mendimi kanë fëmijët e tjerë port këtë ngjarje?

Çuni e do shumë të atin. Më tha se do e marr vesh të vërtetën. Nuk ke çfarë zbardh i thashë. Ai beson te babai. Do shkoj unë në takim. Unë nuk iki i thashë. Unë nuk të ndaloj që të ndahesh nga babi. Flisni me babin, nuk ju ndaj nga ju. Ajo nuk i afrohet kërkujt. Vajza 13-vjeçare mbron të motrën.

Kur mendohet se Fatosi ka abuzuar më vajzën tuaj?

Vajza ka pranuar që është abuzuar rrugës kur ka ardhur për në shkollë.

Gjatë kësaj rruge është abuzuar?

Ajo i duhej 30 minuta për të ardhur në shtëpi. Unë isha rrezik dështimi dhe i thash që do dal babai ta priste. Ajo më tha vij vet.

Në momentin që vajza dëshmoi në polici se është abuzuar nga babai gjatë ikjes për shkollë, a keni vënë re ndonjë ndryshim tek ajo?

Po vura re se vajza ishte e shqetësuar, nuk fliste.

A ju dhunonte?

I kam thënë çfarë ke që rreh fëmijën. Por me të nuk flitej, as për ato që ndodhnin në shtëpi. As familjarët e tij nuk na ndihmonin kurrë. Vëllai i vet ja ka hequr vetë nga duart vajzën.

Ti ke më dilema në lidhje me gjithë këtë histori? Kë beson?

Unë besoj te vajza, sepse ajo mund ta ketë hequr denoncimin pasi më ka parë mua duke vuajtur. Nuk kam asnjë dilemë.

Çfarë ndodhi kur shkuat të shihnit bashkëshortin në burg?

Me tha se s’dua asgjë prej jush. Se ti ke bashkëpunuar me vajzën tha. Ai më tha se nuk është fajtor dhe se do ta kërkojë deri në fund të drejtën.

Si do të veproni? Do ndaheni prej tij?

Ne nuk kemi celebrim. Unë i kam fëmijët në gjendjen time civile në Shkodër.

Do shkoni ta takoni më?

Jo. Kemi ndarë çdo gjë para tre ditësh. Ai le të kërkojë të drejtën e tij. përderisa thotë nuk dua të takohem me asnjë, do të thotë se është fajtor. Ai konfliktohej dhe me familjarët e mi. Unë e kisha shtëpinë pa dyer e dritare, i kërkoja të bënim ndonjë gjë nga këto, por ai shkonte e pinte.

Fatosi nuk është hera e parë që gjykohet?

Njëherë ka qenë për rrahje. Se u përfshi në një sherr në Mëzez. Dhe herë tjetër për bashkëpunim për vjedhje. Familja e tij mua më përzuri nga shtëpia.

Mos ky është një skenar që keni ngritur bashkë me vajzën për të fundosur Fatosin?

Nuk është e vërtetë. Por të ishte për këtë unë do ta kisha vrarë e do ta kisha djegur në mes të oborrit. Nëse do ta dija se kishte abuzuar me vajzën time, këtë do kisha bërë. E pastaj do merrja policinë.

Cili është apeli juaj i fundit?

Unë kam urgjente se nuk kam as bukë asgjë. Mbrëmë që ka rënë shi, kam qenë në ujë deri në gju. Kam 5 fëmijë të tjerë, më të voglin 8 muajsh. Duhet të punoj t’i ushqej. Nuk i kam çuar as në shkollë. Me Fatosin ka përfunduar gjithçka.