Ballina Sport Bundesliga, Bayerni merr i vetëm kryesimin

Bundesliga, Bayerni merr i vetëm kryesimin

SHPËRNDAJE

Bajerni i Mynihut mori fitoren e katërt në katër ndeshje duke lënë pas dhe Herthën e Berlinit, që e mposhti 3-0 në “Allianz Arena”. Skuadra e Ancelottit e pati gjithcka të thjeshtë përballë një  kundërshtari, që pavarësisht fillimit të mirë në Bundesligë shfaqi limite krahasuar me bavarezët. Ribery ishte ylli i mbrëmjes teksa në minutën e 16-të realizoi një gol të jashtëzakonshëm duke ulur në gjunjë mbrojtësit berlinez.

Hertha pavarësisht dëshirës arriti të përballojë Bajenin deri në minutën e 68-të kur Thiago Alcantara arriti të realizojë dhe golin e 2-të falë dhe një gabimi të miqve.

4 minuta më pas ishte dhe Robben që realizoi golin e 3-të duke mbyllur përfundimisht ndeshjen me Bajernin që kryeson me pikë të plota Bundesligës.