Ballina Kuriozitete Buda / Në rrugën e Nirvanës

Buda / Në rrugën e Nirvanës

SHPËRNDAJE

Sipas traditës Siddhārtha Gautama lindi në Nepalin e jugut, në Lumbini, diku rreth shekullit VI-V para Krishtit. Me prejardhje nga një familje e pasur dhe fisnike, që sundonte një prej shteteve të shumtë të Indisë së Veriut, në moshën 29 vjec vendosi të lërë pallatin e babait, për të zbuluar realitetin e botës. Kontakti me një lebroz dhe vizioni i një funerali e bënë të vetëdijësohet për vuajtjet e njerëzve të zakonshëm si dhe pamjaftueshmërinë e vlerave si pasuria, kultura dhe heroizmi. Pas takimeve me shumë mësues dhe zbatimit të shumë praktikave prej asketi, kuptoi që për meditimin, trupi duhej që të vuante nga uria dhe vuajtjet e vetëshkaktuara.

Në moshën 35 vjec, në një natë me Hënë të plotë, i ulur në pozicion meditimi nën një pemë fiku, Siddharta arriti Nirvanën, ose iluminimin e përsosur. Që atëheë u bë Buddha, “ai që është rizgjuar” në gjuhën sanskrinishte (gjuha e lashtë e Indisë). Vdiq në Kusinagara, në moshën 80 vjec, i rrethuar nga dishepujt e tij.

“Të gjithë gjërat e përbëra janë të destinuara të shpërbëhen”

Buda

“Mposhte zemërimin me delikatesë, të keqen me mirësi, dorështrëngimin me bujari, gënjeshtrën me të vërtetën”

Buda

Loading...