Ballina Aktualitet Bozhinovski në grevë urie, institucionet anashkalojnë ankesat e Federatës Evropiane të Gazetarëve

Bozhinovski në grevë urie, institucionet anashkalojnë ankesat e Federatës Evropiane të Gazetarëve

SHPËRNDAJE

Gazetari në arrest Zoran Bozhinovski, tashmë një javë është në grevë urie në burgun hetues në Shuto Orizare, por një informatë të tillë Drejtoria e burgut dhe Gjykata nuk e kanë transmetuar te Avokati i Bozhinovskit, me qëllim që një informatë e tillë të fshihet nga opinioni. Kështu deklaroi kreu i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, i cili njoftoi se Bozhinovski ka vendosur që të nisë grevë urie për shkak të vazhdimit të paarsyeshëm të masës së arrestit dhe zvarritjes së procesit gjyqësor kundër tij, dhe se për një gjë të tillë e ka informuar drejtorin e burgut hetues që nga data 14 shtator. Selmani shtoi më tej se janë të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, pasi për një javë Bozhinovski është dobësuar për 20 kilogramë dhe për ta mbajtur në jetë, mjekët i japin dy herë në ditë infuzion.

“Ftojmë gjykatësen Sandra Krstiq menjëherë ta lirojë nga paraburgimi Bozhionovskin, në të kundërtën ajo personalisht do  të jetë përgjegjëse për pasojat eventuale që do të shkaktohen ndaj shëndetit dhe jetës së gazetarit si pasojë e grevës në uri. Poashtu ftojmë Avokatin e Popullit t’a vizitojë Bozhinovskin në burg dhe të provojë gjendjen e tij shëndetësore dhe në kohë t’i paralajmërojë institucionet për pasojat eventuale nëse nuk veprojnë konform situatës.”, ka deklaruar kreu i SHGM-së, Naser Selmani.

Ndërkaq,Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutieres tha se është i zhgënjyer nga Gjykata Penale për shkak se nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës  zyrtare për të vizituar gazetarin Bozhinovski. Ai tha se rastin e Bozhinovskit e ka paraqitur në platformën e Këshillit Europian nëpërmjet të se cilës kërkon një shpjegim nga ana e Qeverisë së Maqedonisë se përse gazetari Bozhinovski ndodhet në paraburgim.
Përndryshe, ai informoi se në Maqedoni janë regjistruar 8 raste për shkelje të të drejtave të gazetarëve dhe për asnjërën nga këto Qeveria e Maqedonisë nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.

“Që nga Prilli i vitit 2015, kur platforma e  Këshillit Europian për regjistrim të rasteve për shkeljen e të drejtave të Gazetarëve është hapur, në Maqedoni ne si anëtarë kemi paraqitur  8 raste për shkelje të të drejtave të gazetarëve. Ne kemi paraqitur 3 raste për paraburgim dhe burgim të gazetarëve, 4 raste për sulme sulm fizik dhe sulm ndaj integritetit të gazetarëve dhe një rast për arrestim dhe malltretim të gazetarëve.”, tha Rikardo Gutierez, sekretar gjeneral I Federatës Europiane të Gazetarëve.

Gutieres tha se është poashtu  i zhgënjyer se Qeveria e Maqedonisë më 13 prill të këtij viti, ka nënshkruar një rekomandim për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e gazetarëve në korniza të Këshillit Europian, dhe për të njëjtat praktika në Republikën e Maqedonisë, nuk është në pajtueshmëri me praktikën e Këshillit Europian dhe Konventën Europiane për të drejtat e njeriut.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

Loading...