Ballina Shkenca Bota mbahet në këmbë nga zilia. Eshtë tipari më i përhapur i...

Bota mbahet në këmbë nga zilia. Eshtë tipari më i përhapur i personalitetit

SHPËRNDAJE

Bota? Ajo është e bazuar mbi zilinë. Ajo është tipari i personalitetit më i përhapur. Kjo del nga një studim spanjoll, i Universidad Carlos III në Madrid dhe atyre të Barcelonës, Rovira i Virgili dhe Zaragozës, botuar në revistën “Science Advances”. Studimi i sjelljes njerëzore ka zbuluar se 90% e popullsisë mund të klasifikohen në katër lloje themelore personaliteti: optimistë, pesimistë, të sigurt dhe ziliqarë. Këta dy të fundit janë 30% e totalit, krahasuar me 20% të secilit prej grupeve të tjera.

Për të arritur në këtë përfundim, u analizuan përgjigjet e 541 vullnetarëve të vënë përballë qindra dilemave sociale, me disa opsione që i çonin ata në bashkëpunim ose konflikt me të tjerët, në bazë të interesave individuale apo kolektive. Studimi është bazuar në një eksperiment të kryer në festivalin Bau, një festival i krijimtarisë dhe lojërave. Pas mbledhjes së të dhënave mbi pjesëmarrësit, shkencëtarët zhvilluan në kompjuter një algoritëm të veçantë, i cili dha verdiktin e tij: Ziliqarët, të cilët nuk duan të dijnë për të arritur një rezultat, por vetëm të shkëlqejnë mbi të tjerët, ishin numri më i madh, rreth 30%, pasuar nga optimistët, të bindur se bëjnë gjithmonë zgjidhjen më të mirë, më pas pesimistët, që u duket se gjithmonë zgjedhin midis dy opsioneve të këqija, dhe të sigurtët, të lindur për bashkëpunimin dhe punën në grupNë fund, 10% të njerëzve studimi nuk arriti që t’i klasifikojë në asnjërën prej katër kategorive./www.bota.al

Loading...