Ballina Aktualitet BESA: AS ME DYLBI NUK PO E SHOHIM UNIVERSITETIN “NËNË TEREZA” (VIDEO)

BESA: AS ME DYLBI NUK PO E SHOHIM UNIVERSITETIN “NËNË TEREZA” (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Të rinjtë e Lëvizjes BESA duke ironizuar uruan fillimin e vitit akademik të Universitetit të shumëpërfolur ”Nënë Tereza”. Ata madje me dylbi u munduan të gjejnë në hapësirat e paralajmëruara universitetin, i cili do të duhej të kishte filluar punën gjatë këtij viti. Daim Luçi nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA tha se puna e ministrave të arsimit të cilët kanë udhëhequr deri më tani këtë dikaster ka sjellur ngritjen e objekteve arsimore të cilat me shumat e paralajmëruara nga Qeveria mund të fillojnë me pastrimin e hapësirës dhe mbjelljen e disa luleve.

”Si qëllim kemi të përshëndesim ish ministrin e Arsimit ekspertin e kimisë zotëri Abdilaqim Ademin dhe ministrin e tanishëm i cili është pishtar i arsimit shqip në Maqedoni për kontributin e madh që kanë dhënë për ngritjen e këtij universiteti”, tha Daim Luçi nga Lëvizja BESA.

Pavarësisht asaj që edhe ish ministri dhe edhe ministri i tanishëm i Arsimit kanë paralajmëruar fillimvitin akademik në shtator të këtij viti kushtet për fillim janë shumë larg realitetit.

”Këtu nuk paska as universitet as studentë as profesorë, por vetëm baltë dhe gurë. Që të mos na mashtrojë shikimi ynë morëm me vete edhe dylbi që rrisin rezulucionin e shikimit, por përsëri nuk pamë as universitet as institut”, shtoi më tej ai.

Nga Lëvizja BESA përfundojnë ironinë duke uruar këtë fillimvit dhe duke u dëshiruar suksese të mëtejme studentëve dhe stafit akademik në këtë universitet fantom.

Hava Tahiri /SHENJA/