Ballina Aktualitet BDI shpëtimin nga opozita e kërkon tek Imer Selmani?!

BDI shpëtimin nga opozita e kërkon tek Imer Selmani?!

SHPËRNDAJE

Pasi që gradualisht janë duke i dështuar të gjitha skenaret për përcarje të opozitës, veprimi i radhës i BDI – së dëshmon edhe dëshprimin e thellë që aktualisht është duke kaluar kjo parti e cila fillimisht u detyrua t’i zëvendësojë të gjithë ministrat shkaku i skandaleve në publik, më pas u angazhua që me llojin e “vesel memedëve” të kontrollojë opozitën, ndërsa tash së fundmi përpiqet të ringjallë një “kufomë politike”, njeri që i shijoi të gjitha privilegjet e pushtetit dhe u ndëshkua me votë nga populli kur u kuptuan lidhjet e tij të afërta me partitë pushtetare, shqiptare e maqedonase. Është fjala për Imer Selmanin, i cili përmes mediave të pushtetit është duke bërë përpjekjet për një “rikthim” politik, shkruan portali Sakte.net.

“Në kohën kur isha kryetar komune, në postin e ministrit të Shëndetësisë, por edhe në postin e zv/kryeministrit kam qenë në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Edhe kur themeluam Demokracinë e Re jemi munduar të ofrojmë një alternativë të re për qytetarët. Dhe në momentin kur qytetarët i thanë jo kësaj alternative dhe programit partiak, unë u largova. Nëse dëshirojnë qytetarët që unë të largohem këtë e bëjë, por edhe nëse dëshirojnë ato që unë të kthehem këtë do ta bëjë, edhe pse akoma nuk kam marrë një vendim të tillë”, ka thënë Selmani kohë më parë në një intervistë për mediat në vend.
Subjekti i Imer Selmanit është ende aktiv, por përpjekja që të rifunkcionalizohet ky subjekt gjoja me pretekst se këtë e kërkojnë qytetarët është një dëshmi më shumë të panikës së BDI-së e cila u ballafaqua me mllefin e mbi 30 mijë qytetarëve që u pa në protestën e organizuar nga Këshilli Opozitar dhe partitë opozitare./Sakte.net