Ballina Aktualitet Banorët e Hasanbegut refuzojnë vendimet, të pakënaqur me vlerësimet e Komisionit për...

Banorët e Hasanbegut refuzojnë vendimet, të pakënaqur me vlerësimet e Komisionit për dëmin (VIDEO)

SHPËRNDAJE

“Ata profesor dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, nëse mendojnë se është e banueshme kjo shtëpi le të urdhërojnë me fëmijët e tyre të vijnë të banojnë. Por kjo shtëpi nuk është e banueshme”.

Kështu Agim Sulejmani, sfidon ata që kanë bërë vlerësimin e dëmeve në shtëpinë e tij pas vërshimeve të 6 gushtit.

Ekspertët e këtij komisioni, e kanë nxjerr vendimin se kjo shtëpi është e banueshme, dhe kjo gjë ka dëshpëruar të zotin e shtëpisë.

Ai thotë se kjo shtëpi nga dita në ditë po rrëzohet nga të krisurat që pësoj nga vërshimet dhe ka frikë se ajo mund të shembet.

“Kërkoj që komisioni të vjen përsëri dhe ta vlerësoj në mënyre reale. Ata me këtë vlerësim janë qesharak dhe sipas meje ai komision vetëm ka kaluar për të thënë po ju ndihmojmë. Kjo shtëpi është e pa banueshme, shtëpia dita ditës pritet të rrëzohet , muret janë të kalbur dhe të krisur, nuk mundem ti sjell fëmijët për banim këtu”, u shpreh Agim Sulejmani, banor.

Të njëjtin vendim për shtëpi ka marr edhe Xhemal Gashi.

Ai hedh poshtë vlerësimin që i kanë bërë komisionet gjegjëse, ndërsa kërkon përsëritjen e procedurave.

Që nga dita e vërshimeve, ai në shtëpinë e tij nuk ka bërë gjumë, meqë vlerëson se prova ka mjaft që s’mund të rrihet në te sigurt.

“Këtë dokument nuk e pranoj, unë e vlerësoj shaka dhe me luajt me popullin, kur nuk e kanë vlerësuar shtëpinë e shkartuar me mure të çara dhe çati të rrëzuar”, tha Xhemal Gashi, banor.

Nga vërshimet e 6 gushtit që përfshinë Shkupin dhe rrethinën, janë goditur rreth 5 mijë familje.

23 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjetër janë lënduar.

Mbi 2000 prona janë dëmtuar.

Askush nga autoritetet nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit për t’iu përgjigjur këtyre ankesave./tv21

Loading...