Ballina Kryesore Babai i psikoanalizës: 10 fakte të veçanta mbi jetën e Frojdit

Babai i psikoanalizës: 10 fakte të veçanta mbi jetën e Frojdit

SHPËRNDAJE

Më 23 shtator 1939 vdes Sigmund Freud (Zigmund Frojd), themeluesi i psikoanalizës, vdiq në Londër. Ai kishte ikur nga Vjena pak pasi trupat naziste hynë në Austri më 1938, ndërsa katër motrat e tij qëndruan në Vjenë.

Ato vdiqën në kampet naziste të përqendrimit. Ana Frojd, më e vogla nga gjashtë fëmijët e tij, u bë një psikoanaliste e njohur. Frojdi doli i pari me idenë se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego. Sipas Frojdit, Uni ose Ego është vija e parë e mbrojtjes së vetes nga tjetri, duke u përpjekur të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego.

sigmund_freud_h_19-00009416-900x600

 

Vdekja e tij erdhi në moshën 83-vjeçare nga një dozë vdekjeprurëse morfine. Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme. Me rastin e 77-vjetorit të vdekjes së tij, mësoni 10 fakte interesante mbi jetën e babait të psikologjisë moderne.

1- Vdekja e tij mund të quhet një vrasje e shtyrë prej vetë atij

Në verën e 1939, Frojdi ishte i dobët dhe vuante nga dhimbje të forta të kancerit të gojës. Me 21 shtator të 1939, ai preku dorën e mjekut dhe mikut të tij, Max Schur dhe i kujtoi premtimin e bërë më herët që të mos e torturonte pa qenë nevoja. Ai tha: “Tashmë do të kem vetëm torturë dhe nuk ka asnjë kuptim”. Pasi mori lejen e vajzës së Frojdit, Anës, mjeku i injektoi tre doza të larta morfine. Pas kësaj, ai ra në koma dhe nuk u zgjua më kurrë.

2- Ai pinte duhan vazhdimisht gjë që çoi në 30 operacione kanceri

sigmund-freud-h_5-01603540-900x600

 

Ai u bë i varur nga pirja e duhanit që prej moshës 20-vjeçare. Frojdi ndalonte çdo ditë për të blerë duhan dhe shpesh tymoste më shumë se, 20 cigare në ditë. Pavarësisht paralajmërimit të mjekëve mbi pasojat e duhanpirjes, ai besonte se duhani e ndihmonte në rritjen e produktivitetit dhe kreativitetit. Pas zbulimit të një kanceri në gojë në vitin 1923, mjekët i hoqën një pjesë të nofullës. Edhe pse iu nënshtrua 33 operacioneve të tjera për 16 vitet e ardhshme, ai nuk la zakonin e duhanpirjes.

3- Frojdi mendonte se kokaina ishte një drogë mrekullibërëse

Në vitet 1880, interesi i tij për kokainën u shtua. Madje u dha doza kokaine miqve dhe gruas së tij të ardhshme. Frojdi eksperimentoi me përdorimin e kësaj droge dhe u ndjente i rigjeneruar pas marrjes së kokainës së tretur në ujë. Pas publikimeve se, kokaina krijonte varësi dhe mbidoza shkaktonte vdekje, ai hoqi dorë prej saj, por vazhdoi të përdorte atë në mënyrë të kontrolluar për trajtimin e migrenës dhe depresionit.

4- Ai refuzoi ofertën 100.000 dollarëshe prej Hollivudit

Në 1925, ai u bë shumë i njohur edhe në Shtetet Bashkuara të Amerikës. Prodhuesi i filmave, Samuel Goldyn i ofroi “specialistit më të mirë të dashurisë në botë” siç e quante ai, 100.000 dollarë për ti shkruar një skenar filmi. Por, Frojdi e refuzoi ofertën pavarësisht çmimit të majmë.

5- “Interpretimi i ëndrrave” ishte një dështim në aspektin e shitjes së librit

Libri i konsideruar si vepra më e rëndësishme e punës së Frojdit, tërhoqi shumë pak vëmendjen e publikut, kur u botua në vitin 1899. Vetëm 351 kopje të “Interpretimit të ëndrrave” u shitën gjatë 6 viteve të para të botimit. Botimi i dytë nuk u publikua deri në vitin 1909.

6- Shtrati i tij ishte dhuratë nga një paciente

couch-900x600

 

Kur Frojdi filloi atë që ai e quajti “kura e të folurit” në psikanalizë, ai i mbështeste pacientët e tij në një shtrat të mbuluar më një qilim persian. Ky shtrat ishte dhuratë mirënjohje nga një paciente me emrin, Madame Benvenisti.

7- Nazistët i dogjën librat e tij dhe e detyruan të largohej nga Austria

Edhe pse ai ishte një ateist, ishte lindur në një familje hebreje dhe u bë shënjestër e nazistëve gjatë kohës kur ata ishin në pushtet. Nazistët i dogjën librat e tij në vitin 1933, ndërsa ai u shpreh: “Çfarë progresi që po bëjmë? Po të ishim në Mesjetë do të më digjnin mua, ditët e sotme mjaftohen me djegien librave të mi”. Pasi nazistët aneksuan Austrinë, ata hynë në apartamentin e tij dhe morën në pyetje vajzën e tij, Anën. Por me ndihmën e mikeshës dhe pacientes së tij, princeshës Marie Bonaparte, ai u arratis në Paris pastaj në Londër bashkë me vajzën dhe gruan e tij.

8- Katër motrat e tij vdiqën në kampet e përqendrimit të nazistëve

Mikesha e tij princesha Bonaparte, u përpoq të shpëtonte edhe motrat e tij por dështoi. Frojdi vdiq disa javë pas shpalljes së Luftës së Dytë Botërore. 4 motrat e tij që mbetën në Vjenë u dërguan në një kamp nazist, ku edhe vdiqën.

9- Frojdi studioi jetën seksuale të ngjalave

Kur u regjistrua në Universitetin e Vjenës, ai studioi zoologji. Në një udhëtim për arsye studimore në Trieste për të hetuar organeve seksuale të ngjalave, profesori i tij e caktoi të gjente testikujt e këtyre specieve. Pavarësisht së kaloi shumë orë duke zbërthyer organet e ngjalave ai hoqi dorë nga kjo detyrë.

10- Disa grabitës janë përpjekur të vjedhin hirin e varrit të tij

Pas vdekjes së tij, hiri i mbetur nga djegia e trupit u vendos në një vazo të lashtë greke që mikesha e tij Bonaparte i kishte dhuruar. Kur edhe gruaja e tij, Marta ndërroi jetë, hiri i saj u shtua në vazo dhe u ruajt në Londër. Në janar të këtij viti, policia londineze njoftoi se disa grabitës janë përpjekur të rrëmbejnë hirin e tij. Edhe pse përpjekjet e tyre dështuan, ata e dëmtuan rëndë vazon 2,300-vjeçar

sigmund-freud

Thënie nga Frojdi

1- Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit.

2- Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan.

3- Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë.

4- Njeriu nuk ia arrin t’i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.

5- Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.

6- Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intesivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin.

7- Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura.

8- Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin.

9- Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime.

10- Njerëzit janë më moralë se mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se e përfytyrojnë.

11- Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar.

12- Qëllimi i gjithë jetës është vdekja.

13- Pyetja më e madhe së cilës nuk është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës është: “Çfarë do një femër?”

14- Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë.

15- Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi.

Loading...