Ballina Aktualitet Maqedoni Azizi i BESËS: “Asgjë nuk e shpëton BDI-në nga humbja më 11...

Azizi i BESËS: “Asgjë nuk e shpëton BDI-në nga humbja më 11 dhjetor”

SHPËRNDAJE

Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA ka reaguar përmes rrjetit social Facebook kundër shoqatava, instituteve dhe mediave që këto ditë po dalin në mbrojtje të BDI-së.

“Asgjë nuk e shpëton BDI-në nga humbja më 11 dhjetor, as shoqatat, institutet dhe mediat që paguhen me paratë të vjedhura nga qytetarët shqiptar. Të gjitha sondazhet dhe anketat serioze tregojnë se BDI për herë të parë pas 15 vitesh ndjehet e pafuqishme përballë një subjekti politik shqiptar – Lëvizjes BESA. Ku bazohet frika dhe cila është arsyeja e këtij paniku dhe dëshprimi në BDI? Në protestën e Ditës D (9 Maj). Prej asaj dite kur 30 mijë qytetarë dhanë porosinë e tyre, frika, ankthi dhe dëshprimi bashkëjetojnë me BDI-në. BDI përmes të gjitha rrugëve dhe mënyrave mudohet që ta fshehë dhe ta shtrëmberoj këtë realitet me anë te iluzioneve dhe analizave e statistikave imagjinative të argatëve të saj, pavarësisht se edhe vetë ato e kanë të qartë se 11 dhjetori është fundi i tyre” theksoi mes tjerash Adnan Azizi.

besa-nm_

Loading...