Ballina Sport Atletiko thyen Bajernin; Barça fiton, ngec Siti

Atletiko thyen Bajernin; Barça fiton, ngec Siti

SHPËRNDAJE

Në “Vicente Calderon” feston Atletico e Madridit. 5 muaj më pas skuadra e Diego Simeones mposhti sërish me rezultatin 1-0 Bayernin e Mynihut duke u ngjitur në krye të grupit D, të Uefa Champions League. Pasi eliminoi Bayernin e Guardiolës nga gjysmëfinalet e Championsit një sezon më parë, El Cholo Simeone fitoi edhe duelin personal ndaj Carlo Ancelottit. Belgu, Yannick Ferreira Carrasco me një goditje të bukur i dha avantazhin Atleticos në minutën e 35-të. Los Colchoneros mund të kishin dyfishur shifrat në të 84-tën por Griezmann goditi shtyllën nga 11-metra distancë, pas një penalltie të akroduar në favor të Atleticos për një faull të Vidal ndaj Filipe Luis. Ndeshja tjetër e grupit D mes rusëve të Rostovit dhe PSV Eindhovenit përfundoi në barazim 2-2.

Në grupin A duelin e vëllezërve Xhaka e fitoi Graniti. Në Londër Arsenali iu fal Theo Walcot-it që realizoi dy herë për të mposhtur me shifrat 2-0 Baselin. Titullarë të dy vëllezërit Xhaka. Taulanti mesfushori i kombëtares shqiptare u aktivizua në qëndër të mbrojtes nga trajneri Urs Fischer në këtë ndeshje. Me këtë fitore Arsenali u ngjit në kuotën e 4 pikëve po aq sa edhe Paris Saint Germain, që triumfoi 1-3 me përmbysje në transfertën bullgare ndaj Ludogorets. Matuidi iu përgjigj golit të Natanael, përpara se Cavani të realizonte dy herë në fraksionin e dytë.

Në grupin B, kryeson me pikë të plota Napoli që kaloi lehtësisht në San Paolo Benficën me rezultatin 4-2. Marek Hamsik, Mertens me një dygolësh dhe Milik i cuan shifrat në 4-0 në favor të skuadrës së Sarrit ndërkohë që në fund për Benficën realizuan Guedes dhe Salvio duke e bërë më pak të dhimbshme këtë humbje. Tjetër barazim për Beshiktashin. Në Stamboll skuadra turke u ndal me rezultatin 1-1 nga Dynamo e Kievit me Tsygankov që iu përgjigj avantazhit provizor të Ricardo Quaresmas.

Në grupin C, Barcelona pa Lionel Messin të dëmtuar fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Borussia Moenchgladbach. Në Borussia Park, Thorgan Hazard kaloi
fillimisht në avantazh vendasit përpara se Arda Turan dhe Gerard Pique me golat e tyre ti jepnin fitoren e dytë dhe vendin e parë në grup Barcelonës. Ngeci në një barazim 3-3 Manchester City në transfertën skoceze ndaj Celtic me skuadrën e Guardiolës që e pa veten në disavantazh në 3 raste por rikuperoi gjithcka me golat e Fernandinhos, Sterling dhe Nolitos.

1 ctd9gnuvyaedccg ctd9hvivmaekbor ctefrewusaa61rt