Ballina Bota Armë kimike kundër fëmijëve? Qeveria e Sudanit dyshohet të ketë sulmuar civilët...

Armë kimike kundër fëmijëve? Qeveria e Sudanit dyshohet të ketë sulmuar civilët gjatë ofensivës kundër rebelëve

SHPËRNDAJE

Qeveria e Sudanit dyshohet se ka përdorur armët kimike kundër forcave rebele në qytetin Darfur

Të mbijetuarit e sulmeve të dyshuara kimike kanë raportuar se sytë dhe lëkura e tyre ka ndryshuar ngjyrën.

Dhjetra fëmijë në Darfur dyshohet se janë vrarë nga përdorimi i armëve kimike.

Sipas Amnesty International, viktimat e mbytyra nga armët kimike ndërmjet civilëve kanë kaluar shifrën 200 që nga janari i këtij viti.

Ata që janë prekur nga “tymi helmues” kanë vjellë gjak, ndërsa lëkura iu është shkëputur nga trupi.

Qeveria sudaneze ka thënë se akuzat janë të pabaza.

Pretendimet e përdorimit të armëve kimike nga ana e Forcave të Armatosura të Sudanit janë pa baza dhe të fabrikuara“, tha ambasadori i Sudanit në OKB, Omer Dahab Fadl Mohamed, cituar nga Reuters.

Qeveria në Khartum dhe rebelët janë në luftë prej 13 vjetësh.

Dyshohet se në disa raste janë përdorur armët kimike, gjatë ofensivës që ushtria qeveritare ka filluar në mes të janarit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Sudanit, të udhëhequr nga Adbul Ëahid.

Në vendet ku janë zhvilluar sulmet kanë mbërritur grupime të organizatave për të drejtat e njeriut, që kanë mbledhur fakte për përdorimin e armëve kimike.

Dy ekspertë të pavarur të armëve kimike vrojtuan simptomat e civilëve dhe thanë se dëmtimet ishin në përputhje me një sulm kimik.

91414194_232807_darfur20-20jebel20marra20-20injuries20-1

Ky përdorim i dyshuar i armëve kimike përfaqëson jo vetëm një akt të ulët të ri në katalogun e krimeve sipas të drejtës ndërkombëtare nga ushtarakët sudanezë kundër civilëve në Darfur, por edhe një nivel të ri të arrogancës nga qeveria ndaj komunitetit ndërkombëtar“, tha një nga aktivistët.

Amnesty International tani është duke bërë thirrje për një hetim dhe i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të bëjë presion mbi qeverinë e Sudanit.