Ballina Lifestyle “Amaneti” i Edmond Tupes

“Amaneti” i Edmond Tupes

SHPËRNDAJE

Besoni apo jo në jetën e përtejme nuk është çudi që në të ardhmen një “copë” nga trupi juaj të gjendet mes relikteve që shiten në eBay. Pak kohë më parë, aty u shfaq në ankand fragmenti i një kocke që pretendohej nga pronari se i përkiste një shenjti katolik. Mediat ndërkombëtare thonë se kjo tendencë është përhapur nga viti në vit dhe kryesisht bëhet fjalë për personazhet e njohura, elementet e të cilëve ruhen si përçues të gjenialitetit dhe forcës krijuese.

Kështu, gishti i Galileo Galileit, një pjesë e trurit dhe sytë e Ajnshtajnit, fryma e fundit e Tomas Edison etj., sot janë kthyer në suvenire që ekspozohen në muze, e madje, jo të paktë janë ata që do donin t’i blinin.

Në historinë botërore ka shumë raste të tilla, se çfarë njerëzit kanë lënë trashgimi, ose se çfarë të tjerët kanë vlerësuar si gjë të tyren më me vlerë. Por çfarë ndodh kur vihemi përballë kësaj zgjedhjeje?

Pyetjes i është përgjigjur në programin e mëngjesit “Wake Up” në “Top Channel” përkthyesi dhe shkrimtari shqiptar Edmond Tupja. I pyetur nga moderatorët Eno Popi dhe Isli Islami, se çfarë do donte të linte pas vdekjes nga trupi i tij, Tupja ka thënë:

“Unë do doja të digjesha në Paris, Francë. Dhe pastaj dikush të hipte në majë të Kullës Eiffel dhe ta hidhte hirin në lumin e Senës, që do ta shpinte më pas në oqean, nga ku unë do të kthehesha në gjirin e gjithësisë mëmë”.