Ballina Bota Alarmi i OBSH: 92 për qind e njerëzve të botës thithin ajër...

Alarmi i OBSH: 92 për qind e njerëzve të botës thithin ajër të ndotur

SHPËRNDAJE

Nëntë nga dhjetë njerëz në planet thithin ajër të ndotur, bën me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas shifrave të reja, rreth 92 për qind e popullsisë jeton në vende ku ndotja e ajrit tejkalon limitet e OBSH-së dhe ky fakt kontribuon në kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru.

Rreth tre milionë vdekje në vit lidhen me ndotjen e ajrit në ambient të hapur. Kur kësaj i shtohet edhe ndotja e ajrit në ambient të mbyllur, atëherë një në nëntë vdekje lidhet me ajrin e papastër, tha OBSH-ja.

Të dhënat tregojnë se Turkmenistani ka shkallën më të lartë të vdekjeve që lidhen me ajrin e ndotur në natyrë.