Ballina Shëndeti Alarmi i kardiologëve: Kolesteroli i keq, nuk duhet kaluar kuota 100

Alarmi i kardiologëve: Kolesteroli i keq, nuk duhet kaluar kuota 100

SHPËRNDAJE

Shoqata Europiane e Kardiologjisë ka publikuar disa udhëzime të reja, që revolucionarizojnë parametrat e kolesterolit të keq. Kufiri maksimal është përgjysmuar dhe nuk duhet të kalojë kuotën 100. Kjo është deklaruar nga presidenti i Shoqatës Italiane të Kardiologjisë, Françesko Romeo, në Kongresin e kardiologëve që po zhvillohet në Romë.

Rekomandimi vlen edhe për subjektet që vlerësohen “jo në rrezik”. Deri më tani, rekomandimet ndryshon në varësi të familjaritetit me sëmundjet kardiake dhe gjendjes shëndetësore.

“Niveli duhet të ulet sa më tepër të jetë e mundur. Këshillat e reja përcaktojnë se është themelore të vendoset një kufi kolesteroli midis 70-100 dhe nuk ka më kundërshtime në këtë pikë”, është shprehur Romeo.

Deri më tani kolesteroli nuk duhej të kalonte nivelin 190. Ndërsa në dokumentin e prezantuar në Komgresin e Romës thuhet se, sa më shumë të ulet niveli, aq më mirë është.

Loading...