Ballina Aktualitet Abdulla Mehmeti: VDEKJA NA TROKET NË DERË!

Abdulla Mehmeti: VDEKJA NA TROKET NË DERË!

SHPËRNDAJE

Helmimi nga kombinati ,,Jugohrom” vazhdon pandalur. Mos flini rehat o njerëz!

Pa zgjidhjen e këtij problemi, qytetarët e rajonit të Pollogut, qytetit të Tetovës, Gostivarit dhe vendbanimeve përreth, nuk duhet të mendojnë çështje tjetër më të rëndësishme, as politikën dhe zhvillimin ekonomik, sepse asgjë tjetër nuk ka rëndësi karshi këtij rreziku që ua kërcënon jetën drejtpërdrejtë!

Strategji afatgjatë kundër shqiptarëve është shndërrimi i rajonit të Pollogut në tokë të djegur, të pabanueshme, shfarosja dhe shpërngulja e tyre nga këto hapësira.


Duke marrë parasysh pozitën gjeostrategjike të këtij rajoni, Malit Sharr dhe Fushës së Pollogut, rrezikohet siguria kombëtare e tërë hapësirës etnike shqiptare, e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe më gjerë.

Njohësit e strategjisë antishqiptare, të projektuar me elaboratet serbe të Cvijiqit, Garashaninit, Andriqit dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, duhet t’i analizojnë ngjashmëritë dhe tendencat, dhe ta ngrenë zërin sa nuk është bërë tepër vonë!

224358

Loading...