Ballina Lifestyle 7 gjërat që nuk i dini për efektet e muzikës

7 gjërat që nuk i dini për efektet e muzikës

SHPËRNDAJE
  1. Përmirëson fjalorin. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature Revieës Neuroscience” nga Nina Kraus e Universitetit Northëester, kur luan një vegël muzikore lindin koneksione neurale që përmirësojnë aspekte të komunikimit njerëzor. Po sipas këtij përfundimi, fëmijët me formim muzikor kanë një fjalor dhe aftësi leximi më të mirë. Kjo shpjegon edhe arsyen se pse muzikantët dëgjojnë më mirë një bisedë kur ka zhurma, se pjesa tjetër e njerëzve.
  2. Muzikë në sfond. Pavarësisht llojit të muzikës, dëgjimi i saj, ndërsa kryejmë një detyrë konjitive si studimi apo përthithja e një informacioni, ul rendimentin. Përfundim ky i një artikulli të publikuar nga “Applied Cognitive Psychology”. – Më mirë heshtja! – shprehen autorët.
  3. Ritëm për sportin. Shkencëtarë nga Universiteti i Brunelit treguan në 2008 se dëgjimi i një lloji muzike si për shembull ai i rrokut dhe popit, rrit rezistencën e ushtrimeve të thella fizike me 15%. Studimi u publikua në revistën “Journal of Sport & Exercise Psychology”.
  4. Muzika majtas. Sipas një studimi të kryer para disa vitesh nga Universitetet e Kalifornisë dhe Arizonës, veshi i djathtë përthith më mirë të folurin dhe ai i majtë i përgjigjet më mirë muzikës. “Që nga lindja dëgjimi është i strukturuar për të dalluar tipe të ndryshme tingujsh dhe për ti dërguar në vendin e duhur në tru”, – shprehet një nga autoret e studimit, Barbara Cone-Ëesson.
  5. Muzika dhe alkooli. Muzika e lartë në bare nxit të pish më shumë alkool në pak kohë, kjo sipas një kërkimi francez të shpërndarë në 2008 nga revista “Alcoholism”. Sa më i lartë volumi i zërit, aq më shpejt konsumohet pija.
  6. E mirë për qarkullimin. Shkencëtarët nga qendra mjeksore e Universitetit të Merilendit treguan se dëgjimi i muzikës ndikon në sistemin e qarkullimit kardiovaskular në të njëjtën mënyrë sikur bën ushtrime apo merr medikamente. Duke analizuar enët e gjakut me ultratinguj, gjatë dëgjimit të muzikës, Michael Miller dhe kolegët e tij treguan se diametri i enëve në pjesën e sipërme të krahut u rrit me 26% kur muzika ishte e preferuara. Muzika stresante bën që enët të ngushtohen me 6%. Këngët që të bënin për të qeshur i zgjeronin me 19%, ndërsa muzika qetësuese prodhonte një zgjerim të tyre prej 11%.
  7. Me sy të mbyllur. Julia Lerner, nga Universiteti i Tel Avivit, studioi trurin e 15 subjekteve me rezonancë magnetike dhe tregoi se mbyllja e syve rrit efektin emocional që na jep muzika. Ajo përdori muzikë që shfaqte frikë të tipit Alfred Hickok dhe provoi se aktiviteti i amigdalës, një zonë e trurit e lidhur me ndjesinë e frikës, rritej shumë me sy të mbyllur sesa kur mbaheshin hapur./bota