Ballina Aktualitet RASTI I KUMANOVËS, DËSHMITARI: POLICIA NA KA KEQTRAJTUAR

RASTI I KUMANOVËS, DËSHMITARI: POLICIA NA KA KEQTRAJTUAR

SHPËRNDAJE

Seancat e rastit të Kumanovës ka hapër dyert për opinionin. Sot u dëgjua një dëshmitarë ndërsa tre të tjerë nuk ishin të kapshëm për policinë. Murat Lutfiu, i propozuar nga prokuroria e tregoi versionin e ngjarjes së 9 majit dhe u ankua për keqtrajtimin nga policia.  Në një moment prokuroria tha se deklarata e tij nuk përputhet me atë që e ka dhënë fillimisht por mbrojta doli në ndihmë më kërkesë që dëshmitari të mos merret me në pyetje pasi deklarata e tij e parë nuk figuron askund.

“Kur erdhi pjesa e marrjes në pyetje dhe kundërshtimi i gjoja pjesës të deklaratës të cilën ai gjoja e ka thënë ndryshe në procedurën paraprake, këtu mbrojtja kundërshtoi sepse në rastin konkret nuk mund që Prokuroria të thirret në Nenin 385 dhe shpalljen e dëshmitarit i cili gjoja ka thënë diçka në kundërshtim sepse mbrojtja nuk e ka pasur atë deklaratë që të njoftohet dhe të shoh se nëse me të vërtet  atë që e pohon Prokuroria është ashtu apo është diçka e kundërt”, deklaroi Asmir Alispahiç, Avokati mbrojtës.

Avokati më tej tha se mbrojtja ka një numër të madh të dëshmitarëve të cilët do të propozohen për të dëshmuar në lidhje me lëndën.

“Dëshiroj të them se gjithë ata që dinë diçka për këtë lëndë do të propozohen nga ana e mbrojtjes, qofshin ata politikanë, dëshmitarë të thjeshtë, bashkëfshatar me qëllim që të del në dritë e vërteta për këtë lëndë”, shtoi më tej ai.

Tani po vazhdon shqyrtimi i provave materiale që janë të shënuara në afro 4 mijë faqe. Kjo sikurse dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur mund të zgjasë me muaj të tërë. Derisa mbrojtja do të vijë në radhë të propozojë dëshmitarë do kalojë një kohë e gjatë.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

Loading...