Ballina Aktualitet Gjykimi për vrasjen e Komandant Shqiponjës, ja çka thonë të plagosurit nga...

Gjykimi për vrasjen e Komandant Shqiponjës, ja çka thonë të plagosurit nga ngjarja (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Në Gjykatën themelore të Kumanovës ka vazhduar procesi gjyqësor për rastin e Komandant Shqiponjës. Në seancën e sotme u dëgjuan dëshmitë e 3 personave që kishin parë aktin e vrasjes së Xhemail Rexhepit i njohur si Komandant Shqiponja. Ai ishte vrarë vitin e kaluar në një kateteri në Kumanovë.

“Lypin përgjigje të shkurtra, unë me përgjigje të shkurta nuk mund të përgjigjem me PO ose JO. Patëm disa herë mosmarrëveshje me gjykatësen deshën të më largojnë nga seanca. Siç po shihet është e montuar”, tha Shefki Rexhepi, dëshmitar.

Vrasja e komandant Shqiponjës një vit më parë ndodhi pas një zënke për marrjen e drejtimit të degës së BDI në Kumanovë. Seanca e radhës për këtë rast do të mbahet në 14 tetor.