13 sëmundjet që vijnë nga goja

Sot në botë, rreth 60 – 90% e fëmijëve të moshës shkollore dhe afërsisht 100 % e të rriturve kanë probleme me shëndetin e gojës. Sip...



Sot në botë, rreth 60 – 90% e fëmijëve të moshës shkollore dhe afërsisht 100 % e të rriturve kanë probleme me shëndetin e gojës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 90 % e popullsisë së botës do të vuajnë të paktën një herë nga një sëmundje e gojës gjatë jetës sё tyre, duke filluar nga kariesi dhe sëmundjet periodontale, që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe kancer të gojës.

Konsumi i lartë i sheqerit është faktori kryesor, i cili mund të sjellë prishjen e dhëmbëve dhe diabetin. Rreth 80% e vdekjeve për shkak të diabetit ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Incidenca e kancerit oral shkon nga 1 deri në 10 raste për 100.000 njerëz në shumicën e vendeve.

Sёmundja e mishrave tё dhёmbёve
Shumica e njerёzve nuk kanё njohuri pёr kёtё sёmundje. Mishrat e dhёmbёve nuk duhet tё gjakosen kur i lani ose pёrdorni fillin dentar. Nёse dhёmbёt tuaj gjakosen, ka shumё mundёsi qё ju vuani nga sёmundja e mishrave tё dhёmbёve ose jeni drejt kёsaj rruge. Gingiviti apo forma e lehtё e sёmundjes sё mishrave tё dhёmbёve shkakton skuqjen dhe enjtjen e mishrave tё dhёmbёve, gjё qё çon shpesh nё gjakosjen e tyre pёr shkak tё baktereve qё formohen nё mes tё mishrave tё dhёmbёve. Nёse masa bakterore pёrhapet, pёrgjigjja imunitare e organizmit rritet dhe mund tё çojё nё shkatёrrimin e indeve dhe kockave nё gojё, duke krijuar kёshtu xhepa midis dhёmbёve, tё cilat mund tё infektohen (ka edhe shkaktarё tё tjerё tё cilёt nuk kanё lidhje me higjienёn orale që mund tё japin kёtё efekt). Nё kёtё stad tё rёnduar, sёmundja e mishrave tё dhёmbёve quhet periodontit dhe ajo mund tё bёhet kronike.

Rёnia e dhёmbёve

Nёse nuk jeni shqetёsuar asnjёherё pёr rrezikun e rёnies sё dhёmbёve, duhet të filloni menjёherё pёrkujdesjen për ta. Tё rriturit e moshёs 20 deri nё 64 vjeç kanё mesatarisht shtatё dhёmbё të humbur, ndёrsa 10 % e amerikanёve ndёrmjet moshave 50 dhe 64 vjeç nuk kanё asnjё dhёmb tё mbetur nё gojё. Si krimbja e dhёmbёve, ashtu edhe sёmundjet e mishrave tё tyre mund tё çojnё nё humbjen e dhёmbёve.

Era e keqe e gojёs

Era e keqe e gojёs, qё klinikisht quhet halitozis, mund tё prekё reth 65% tё popullatёs. Era e keqe e gojёs mund tё ketё shkaktarё tё ndryshёm, por si shkaktar kryesor do tё rendisim higjienёn e dobёt orale. Veshja e gjuhёs me baktere gjithashtu ёshtё njё faktor i rёndёsishёm që ndikon nё aromёn e keqe tё gojёs.

Prapambetja mendore

Njё studim i madh i bёrё nё komunitetin e pensionistёve te Laguna Hills USA, sugjeron se mund tё ketё njё lidhje ndёrmjet shёndetit tё dobёt oral dhe demencёs. Gjithashtu, njerёzit qё kujdesen pёr higjienёn e gojёs kanё kujdes edhe pёr shёndetin nё pёrgjithёsi. Studiuesit ndoqёn nё studim 5468 njerёz pёr njё periudhё 18-vjeçare. Ata zbuluan se mes atyre qё kishin akoma dhёmbё dhe atyre qё raportonin se nuk i lanin dhёmbёt pёrditё, kishte njё rrezik nga 22% deri 65% pёr tё shfaqur sёmundjen e demencёs, krahasuar me ata qё i lanin dhёmbёt tri herё nё ditё rregullisht. Pёr ta pёrforcuar kёtё gjetje, njё studim tjetёr zbuloi se truri i pacientёve me alzhaimer ka mё tepёr baktere qё lidhen me sёmundjen e mishrave, sesa nё pacientёt e shёndetshёm apo pa alzhaimer.

Sёmundja e mushkёrive – pneumonia

Kur bakteret nisin tё shfaqen nё gojёn tuaj, ato kalojnё shumё shpejt nё mushkёri. Ёshtё parё qё ka njё lidhje ndёrmjet higjienёs sё dobёt tё gojёs dhe sёmundjes sё mushkёrive tё marrё nё spital. Pёrmirёsimi i higjienёs sё gojёs zvogёlon incidencёn e kёsaj lloj sёmundjeje me 40%.

Problemet me ereksionin te meshkujt

Njё lidhje midis sёmundjes sё dhёmbёve dhe ereksionit mund tё duket e çuditshme. Disa studime paraprake kanё sugjeruar se situatat mund tё kenё lidhje. Tё dyja problematikat shёndetёsore kanё lidhje me mungesa tё vitaminёs D, duhanpirjen, si dhe situata inflamatore tё pёrgjithshme, por arsyeja e vёrtetё e lidhjes midis tyre ёshtё akoma e panjohur. Njё studim te minjtё ka gjetur se periodontiti dobёson funksionin e penisit. Ndёrkohё ёshtё e paqartё nёse i njёjti efekt i drejtpёrdrejtё do tё gjendet edhe në studimin e kryer te njerёzit. Nё njё grup pacientёsh rreth moshës 30 deri 40 vjeç, 53% e tyre me probleme tё ereksionit kishin paradontozё tё stadit tё rёndё, ndёrsa vetёm 23% e tyre qё nuk vuanin nga paradontoza, kishin probleme me ereksionin. Autori i studimit mendon se do të ishte me vend, marrja nё konsideratё e sёmundjes sё paradontozёs si njё rast klinik shkaktar i mosfunksionimit erektal.

Infeksioni nё tru

Shpesh infeksioni nё tru shkaktohet nga bakteret. Infeksioni ёshtё grumbullimimi i qelbit me rrjedhje dhe enjtje rreth tij. Nё tru, kjo situatё ёshtё fatale nёse lihet e patrajtuar. Nё njё pacient me dhёmbё tё dёmtuar ku sёmundja paradontale ёshtё nё stad tё avancuar, ajo mund tё pёrbёjё njё rrezik pёr pёrhapjen e sёmundjeve qё rrezikojnё jetёn nё pjesё tё tjera tё trupit. Nё kёtё pёrfundim arritёn njё grup shkencёtarёsh, tё cilёt gjetёn se higjiena e dobёt e gojёs sё pacientёve shihet si shkaktare e mundshme e infeksionit nё tru. Infeksionet nё tru janё tё rralla dhe nuk ka pasur studime sistematike, tё cilat i lidhin ato me higjienёn e dobёt tё gojёs. Autori i studimit vёrejti se nё tё paktёn 12 raste tё raportuara ku pacienti vuante nga infeksioni nё tru, shkaktari mё i mundshёm ishte higjiena e dobёt e gojёs.

Diabeti

Dentistёt e kanё ditur prej kohёsh se diabeti ёshtё faktor rreziku pёr parodontit. Studimet e reja tregojnё se kjo lidhje mund tё jetё e ndёrsjelltё. Situatat e moskujdesjes sё plotё pёr dhёmbёt gjithashtu mund tё bёhen faktor rreziku pёr rezistencёn ndaj insulinёs dhe diabetit. Disa studime kanё identifikuar madje qё nё pacientёt tё cilёt vuajnё nga tё dyja problemet shёndetёsore, vёnia nёn kontroll e paradontitit mund tё pёrmirёsojё simptomat e diabetit .

Sёmundja e veshkave

Individёt me sёmundje periodontale kanё 4,5 herё mё tepёr shanse pёr tё pasur sёmundje kronike tё veshkave, gjë që tregon se higjiena e dobёt e gojёs është njё nga shkaktarёt e sёmundjes kronike tё veshkave. Tё rriturit tё cilёt i kanё humbur tё gjithё dhёmbёt e tyre, janё gjithashtu 11 herё mё tё predispozuar pёr tё pasur sёmundje kronike tё veshkave. Sёmundjet e dhёmbёve nuk pёrbёjnё faktorin kryesor tё rrezikut, por te njerёzit mbi 69 vjeç shanset janë 27 herё mё shumё pёr tё pasur sёmundje kronike tё veshkave sesa te tё rinjtё.

Sёmundjet e zemrёs

Studime tё ndryshme kanё sugjeruar se mund tё ketё njё lidhje midis sёmundjes sё mishrave tё dhёmbёve dhe sёmundjeve tё zemrёs, ku tё dyja kёto sёmundje shoqёrohen me inflamacion. Njё studim ka arritur nё pёrfundimin se njё kujdes i shtuar nё higjienёn e gojёs do të rekomandohej nё raste tё tilla, duke rritur mundёsitё qё çojnё nё minimizimin pёr tё pasur sёmundje koronare tё zemrёs. Njё studim tjetёr ka arritur nё pёrfundim se, sёmundjet periodontale tё cilat shkaktohen nga bakteret mund tё paraqesin njё nga shkaktarёt e mundshёm tё sёmundjeve tё zemrёs.

Komplikacionet e shtatzёnisё

Gingiviti prek 60 deri 75% tё grave shtatzёnё. Kur gratё shtatzёnё kanё probleme serioze me dhёmbёt, fёmijёt e tyre tё porsalindur kanё mё shumё shanse pёr tё pasur dhёmbё tё sёmurё. Kur nёnat shtatzёnё nuk i kushtojnё vёmendje shёndetit oral, ka tё ngjarё tё lindin bebe nёn peshё apo të lindin para kohe. Studiuesit mendojnё se bakteret qё hyjnё nё rrjedhёn e gjakut, pushtojnё placentёn duke shkaktuar kёshtu njё pёrgjigje inflamatore.

Ulcera

Te njerёzit tё cilёt vuajnё nga periodontiti, shtresat bakterore të cilat formohen nё xhepat midis mishit tё dhёmbёve mund tё bёhen rezervuar i helikobakter pilori, bakter i cili në shumicёn e rasteve nuk ka shenja, por ёshtё shkaktar i ulcerёs sё stomakut kur shpёrthen. Helikobakter pilori mund tё transmetohet nga goja dhe studime tё mёdha epidemiologjike kanё gjetur njё lidhje pozitive ndёrmjet periodontitit dhe testeve pozitive pёr bakterin, i cili ёshtё gjithashtu njё faktor rreziku pёr kancerin e stomakut.

Kanceri


Tё dhёna tё fundit na tregojnё se sёmundja periodontale nё stad tё rёndё, e cila pёrparon pёr njё kohё tё gjatё si dhe rёnia e dhёmbёve, mund tё shoqёrohet me njё rrezik tё shtuar tё sёmundjeve malinje (mbështetur në sugjerimet e studimeve tё mёparshme, si dhe lidhjet midis shёndetit tё dobёt tё gojёs dhe kancerit). Sёmundjet e mishrave tё dhёmbёve dhe problemet dentare shoqёrohen gjithashtu me HPV (Human Papiloma Virus), i cili shkakton rreth 80% tё kancerit tё gojёs. Duhanpirja ёshtё njё faktor madhor rreziku, si për sёmundjen e mishrave ashtu edhe pёr kancerin. Studime tё tjera kanё sugjeruar se periodontiti mund tё ndihmojё nё zhvillimin e qelizave kancerogjene nё gojё.

Related

Shëndet & estetikë 445627605485214076

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item