Ballina Shkenca 10 zbulimet më të mëdha të të gjitha kohërave

10 zbulimet më të mëdha të të gjitha kohërave

SHPËRNDAJE

Nga zbulimi i Amerikës, sistemi heliocentrik, rryma elektrike, shpikja e telefonit, televizorit e deri te penicilina. Njihuni me disa nga zbulimet më të mëdha të të gjitha kohërave

1. Zbulimi i Amerikës

Kristofor Kolombi në vitin 1492 duke udhëtuar me anije rreth botës, bëri një nga zbulimet më të rëndësishme të të gjitha kohërave; zbuloi kontinentin e ri, emrin Amerika e morën nga Ameriko Vespuçi.

2. Sistemi heliocentrik

Sistemi heliocentrik është rizbuluar nga Nikolla Koperniku në vitin 1543, por kishte një të metë dhe kjo është mbushur me tri ligjet nga Johan Kepler. Ky hyn në zbulimet më të mëdha, për arsye se hoqi ideologjinë që Dielli sillet rreth Tokës.

3. Shpikja e teleskopit

Teleskopin e parë e kanë ndërtuar mjeshtrit danezë, por epitetin e babait të teleskopit e ka Galileo Galilei, i cili e ka zbuluar më 1610, ku zbuloi shumë gjëra deri atëhere të panjohura për njerëzimin.

4. Shpikja e makinës me avull 

Këtë zbulim madhështor e bëri James Wati dhe kjo ishte kthesë në historinë njërzore, sepse u hapën shumë rrugë të reja për njeriun dhe kështu hyn në rrethin e ngushtë të zbulimeve më të rëndësishme.

5. Shpikja e rrymës elektrike

Rrymën elektrike që e njohim sot, e ka shpikur Nikolla Tesla. Pa energji elektrike sot jeta nuk mendohet dhe kështu Teslës i takojnë merita shumë të mëdha që e ka çuar botën përpara.

6. Shpikja e telefonit

Telefonin e parë e ka bërë Alexander Graham Bell. Sot jeta pa telefon është gati e pamundur, për shumicën e njerëzve. Telefoni si mjet komunimi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në jetët tona duke u bërë kështu një nga zbulimet më të rëndësishme.

7. Shpikja e aeroplanit

Shpikja e aeroplanit e bërë nga vëllezerit Wright në vitin 1903 është e një rëndësie të veçantë, sepse tani është më e lehtë të përshkruash rrugë të gjata dhe të sigurta.

8. Teoria e relativitetit

Teoria e relativitetit është një nga teoritë më të kompletuara të të gjitha kohrave e zbuluar nga gjeniu Albert Anjshtajn në vitin 1905. Ky zbulim bëri që fizika të ngjitet në një shkallë me lartë.

9. Shpikja e televizorit

Shpikja e televizorit është bërë nga John Logie Baird më 1925. Është një nga zbulimet më të rëndësishme, sepse jeta sot pa televizion është gati e pamundur. Sot të gjitha gjërat kryhen përmes televizorit dhe luajnë një rol të madh jetësor në ditet e sotme.

10. Shpikja e penicilinës

Penicilina është zbuluar nga Alexander Fleming në vitin 1928 duke hyrë në hisorinë e zbulimeve më të mëdha.  Ka shpëtuar me miliona njerëz nga sëmundje të ndryshme dhe vazhdon të shpëtojë në ditët e sotme.

Loading...