Ballina Kryesore 10 pajisje teknologjike që ju duhen në kuzhinë (VIDEO & FOTO)

10 pajisje teknologjike që ju duhen në kuzhinë (VIDEO & FOTO)

SHPËRNDAJE

Në dyqanet e mjeteve shtëpiake tashmë gjendet gjithçka, madje edhe hi-tech, objekte super profesionale dhe ultra teknologjike. Por çfarë na nevojitet me të vërtetë në kuzhinë?

Cilat mjete janë të domosdoshme për një njeri që ngec mbi sobë e do ta thjeshtojë jetën? Janë të thjeshta dhe mjaft praktike…

10) Trongs

1

 

Me Trongs ju mund hani krahë pule, brinjë vici apo çfarëdo lloj ushqimi tjetër pa bërë rrëmujë. Gishtat tuaj mund qendrojnë të pastër, kështu që ju jeni të lirë të përgjigjeni në telefon, të vazhdoni të studioni, apo cdolloj gjëje tjetër që mund të bëni.

9) Soba ‘inteligjente’ Meld

2

Tashmë është e vërtetë! Një çelës i ri i automatizuar që bën rregullime të vogla të temperaturës në sobë, është ëndrra e cdo kuzhinieri amator.

8) Zgara OptiGrill

3

T-fal OptiGrill është një zgarë me sensorë të veçantë, që automatikisht përcaktojnë trashësinë e ushqimit tuaj dhe vendosin temperaturën ideale për pjekur mishin. Teknologjia është shumë e saktë, si edhe monitoron temperaturën e ushqimit që gatuani.

7) Prerësja e misrit Kerneler

4

Nuk do ta besoni, por vetëm me një lëvizje, kokrrat e misrit mund të hiqen tepër lehtë, dhe kjo falë One-Step Corn Kerneler. Për të përdorur këtë produkt, thjesht vendosni kallirin e misrit në pajisjen plastike dhe më pas e shtypni drejt deri në fund. Falë kësaj pajisje të dobishme ju mund të hiqni tepër lehtë të gjitha kokrrat e misrit nga kalliri vetëm me një hap.

6) Prerësja fantastike e mollëve

5

 

Kjo prerëse fantastike mund të qërojë një mollë në vetëm disa sekonda! Pajisja mund të vihet në punë mekanikisht, pasi të keni vendosur mollën në qëndër, lëvizni krahun në formë thike dhe do t’ua qërojë mollën sa hap e mbyll sytë.

5) Vatra e gatimit Paragon

6

Paragon është një vatër gatimi me kosto të ulët, e projektuar për të siguruar gatim me saktësi të lartë. Kjo tenxhere përdor një sobë me induksion 1400-vat, një sensor wireless për regjistrimin e temperaturës si edhe një aplikacion opsional për sistemin iOS.

4)Qëruesja për ananas

7

 

Falë kësaj pajisje të re, ju mund të qëroni anasasin pa mundime dhe vetëm në disa sekonda.

3) Bango FLOW

9

 

Bangoja FLOW nga SimpleWare është një sistem revolucionar i ri për prerjen, që lejon lëngjet të rrjedhin përmes vrimave. Falë kësaj bangoje të re do ta keni edhe më të lehtë për të prerë mishin, perimet, etj.

2) Strainer Bowl

10

Kjo kullesë e re makaronash ju lejon që të hiqni ujin pa shumë mundim. Ju nuk do ti derdhni më makaronat dhe do të mbaroni punë shumë më shpejt.

1)  Neo Smart Jar

11

Kjo pajisje ka disa sensorë që peshojnë përmbajtjen e ushqimeve dhe ju tregojnë sasinë që ju duhet të përdorni për të gatuar dicka. Ndërsa lidhet me një aplikacion në smartphone, i cili është i mbushur me receta që ju mund ti provoni.

Loading...