Zbulohet lufta sekrete e Xhorxh Sorosit kundër Izraelit

Fondacionet që promovojnë shoqëri të hapur, u përpoqën të fshehin rolin e tyre në propagandën anti-izraelite Pasi Barack Obama u bë ...


Fondacionet që promovojnë shoqëri të hapur, u përpoqën të fshehin rolin e tyre në propagandën anti-izraelite
Pasi Barack Obama u bë president, në 2009, organizata e Geroge Sorosit, pa një mundësi për të dobësuar ndikimin e lobit pro-Izrael në Washington. Kështu që Fondacioni i Shoqërisë së Hapur nisi projektin e tij ambicioz për të bindur Europën dhe SHBA-në që ta detyrojnë “Izraelin të mbajë përgjegjësi” për shkelje të të drejtës ndërkombëtare.
Ky plan u ravijëzua në dy studime të brendshme të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, të cilat u botuan online këtë muaj. Ato zbulojnë sesi një rrjet grantesh për grupe palestineze dhe izraelite të të drejtave të njeriut u bënë pjesë e një strategjie më të madhe për të ndikuar Kongresin, gazetarët dhe zyrtarët e qeverisë.
Kjo filloi me shpresa të mëdha, pasi Obama fitoi zgjedhjet e vitit 2008. “Krahu i djathtë apo i ashtuquajturi lobi ‘pro-Izrael’ ka humbur besueshmërinë për shkak të lidhjeve me politikat e Administratës Bush në Lindjen e Mesme”, thoshte një përmbledhje në 2013 nga “Portofoli i Avokatësisë Ndërkombëtare Palestine/Izrael”, i krijuar nga fondacioni. “Ndërsa Administrata Obama distancohet nga këto politika deridiku të diskredituara, po hapet një hapësirë për diskutime të arsyeshme, të paanshme në debatin e politikave, duke përfshirë edhe kriticizmin ndaj politikave të Izraelit”.
Mirëpo, kjo kishte një problem. Organizata e Sorosit, që në atë kohë njihej si Instituti i Shoqërisë së Hapur nuk donte të tregonte hapur përfshirjen e saj në këtë punë. Një ese e vitit 2009 mbi projektin thotë se organizata duhet të “ruajë një profil të ulët publik lidhur me sponsorizimin nga OSHH të kësaj nisme”.
Dokumenti i vitit 2013 përshkruan “atmosferën toksike” në 2000 dhe 2001 kur fondacioni filloi punën e tij në Lindjen e Mesme dhe se si ky mjedis mund të çonte në “hetime për arsye politike” nga administrata e Bushit apo nga ato që cilësoheshin si “entitete pro-Izrael”. Sorosi vetë ishte i shqetësuar nga George W. Bush. Në 2006, ai tha se strategjia e komunikimeve nga presidenti i kujtonte propagandën naziste dhe komuniste. Prandaj fondacionet e tij filluan “trajtimin me kujdes”.
“Për një larmi arsyesh dëshironim që të ndërtonim një portofolio të larmishëm grantesh që kanë të bëjnë me Izraelin dhe Palestinën, financimin e si grupeve hebreo izraelite dhe (Qytetarëve Palestinezë të Izraelit) si dhe ndërtimin e një portofolio të granteve palestineze e në të gjitha rastet të mos biem shumë në sy dhe të mbajmë një distancë relative – veçanërisht në frontin e avokatësisë”, thoshte eseja e vitit 2013.
Një pjesë e këtyre kanë qenë të ditura edhe më parë. Unë kam raportuar në 2010 që grupi liberal hebre “J Street” kishte marrë para nga Sorosi por e kishte mohuar në media dhe në faqen e internetit që i kishte marrë. Në 2013, grupi pro-Izraelit “NGO Monitor” botoi një raport mbi financimet e Sorosit për aktivistët nga Israeli dhe palestinezë të përshkruar në dokumentet e nxjerra në dritë këtë javë.
Megjithatë, le të ndalemi një minutë këtu për të shijuar ironinë. Një organizatë që promovon “shoqërinë e hapur” është duke fshehur përpjekjet e veta për të ndikuar politikën publike. Është e vërtetë se shumë fondacione veprojnë në mënyrë të ngjashme, duke mos zbuluar se çfarë veprimtarish sponsorizojnë në Washington. Mirëpo, këto fondacione nuk mbajnë emrin e mbrojtjes së famshme të Karl Popper-it për demokracitë liberale. Mjafton kjo që të të bëjë të ëndërrosh që të kishte ndonjë Fondacion të ri të Shoqërisë së Hapur që të denonconte të vjetrin.
Grupi që ka zbuluar këto dokumente është misterioz. Ai quhet DCLeaks.com, dhe thotë që është projekt “hektivistësh” i përkushtuar ndaj shumë prej parimeve që kanë promovuar vetë Popper dhe Soros.
Rebecca Beyer, një zyrtare e komunikimit për Shoqërinë e Hapur, më konfirmoi të hënën se dokumentet ishin hequr nga një forum në internet që përdorej nga stafi i fondacionit dhe partnerët e tij. Ajo tha se thyerja ishte denoncur në FBI. “Materialet pasqyrojnë një pamje më të gjerë të strategjive përgjatë shumë viteve nga rrjeti i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur që mbështet të drejtat e njeriut, praktikën demokratike, përparimin ekonomik, dhe pushtetin e ligjit në më shumë se 100 vende në mbarë botën”.
Kur vjen puna te Izraeli, kjo do të thotë që financim për organizata si “Thyerja e heshtjes”, një grup ish-ushtarësh izraelitë që udhëtojnë nëpër Europë dhe SHBA për të diskutuar krimet e luftës të Forcës së Mbrojtjes Izraelite. Dokumenti thotë se ndërmjet 2012 dhe 2014, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur i kanë dhënë këtij grupi një qindmijë dollarë –një donacion i rëndësishë për një grup që buxhetin për 2012 e kishte vetëm $841.410.
Duhet pranuar se ushtria e Izraelit, ashtu si shumë ushtri, ka bërë plot gjëra të shëmtuara. Pushtimi i Bregut Perëndimor dhe bllokada ndaj Gazës shkaktojnë vuajtje për palestinezët. Mirëpo, nuk ka ndonjë organizatë të ngjashme për të ekspozuar abuzimet e të drejtave të njeriut të Hamasit dhe Forcave të Sigurisë Palestineze. Dhe ndonëse ka një përmendje kalimtare në esenë e vitit 2013 të Shoqërisë së Hapur për të mbajtur Autoritetin Palestinez përgjegjës për dhunime të tilla, nuk përmendet asnjë organizatë e tillë që do të monitoronte Hamasin, që qeveris Gazën që prej 2007. Për të marrë një ide të situatës së të drejtave të njeriut, imagjinoni që disa gazanë që dyshoheshin si “bashkëpunëtorë” me Izraelin në 2012, u tërhoqën zvarrë rrugëve ë Gazës të lidhur pas motoçikletave që ecnin me shpejtësi.
Financimi i grupeve si “Theyrja e Heshtjes” nuk është aksident. Siç bën të ditur raporti i 2013: “Teoria jonë e ndryshimit është e bazuar mbi forcimin e përpjekjeve të avokatësisë së organizatave dhe platformave të shoqërisë civile në mënyrë që të mbajmë një avokatësi të qendrueshme dhe të përqendruar ndërkombëtare që do të detyronte botën (kryesisht Europën dhe Amerikën) që të veprojnë për ta bëjnë Izraelin të mbajë përgjegjësi për detyrimet e tij ndaj të drejtës ndërkombëtare”.
Në mandatin e parë të Presidentit Obama, kjo do të thoshte nxitje që izraelitët “të mbaheshin përgjegjës” për Luftën e Gazës 2008-9, kur Izraeli bombardoi pozicionet e Hamasit që ishin shpërndarë nëpër popullsinë civile. Zyra e fondacionit në Washington organizoi takime në 2010 me Richard Goldstone, autorin e një raporti që thoshte se Izrael mund të ketë dashur me qëlim që të të ketë viktima civile. Në 2011, Goldstone e hodhi poshtë vetë raportin e tij duke thënë se ai u keqpërdor për të demonizuar Izraelin.
Në këtë pikëvështrim, Shoqëria e Hapur është duke e trajtuar Izrael ashtu si trajton vendet autokratike si Rusia apo Irani, si një abuzues armik i të drejtave të njeriut. Mirëpo në rastin e Iranit, grupi gjithashtu mbështeti Obaman në afrimin e tij me këtë vend. “Puna për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbetet një përparësi e rëndësishme për Programin e Iranit”, thoshte një përmbledhje e programit në 2014. “Mirëpo nuk duhet të ndiqet duke përjashtuar punë të tjera, përfshi edhe punën për të mbështetur rezultate më të mira politikash si mbështetja për një marrëveshje nukleare me Iranin”. Në 2009, Qendra e Shoqërisë së Hapur për Politikat, në Washington punoi me grupe të tjera që të hapnin marrëdhëniet me Iranin dhe në 2015 marrëveshja nukleare u nënshkrua.
Nuk ka pasur edhe shumë sukses ky synim i Shoqërisë së Hapur për të ushtruar presion mbi Izraelin. Pas tetë vitesh, që kur ka filluar presidenca Obama, organizata nuk ka arritur ta izolojë Izraelin si një vend që shkel të drejtat ndërkombëtare dhe nuk merret vesh se çfarë ka arritur pasi kërcënoi se do ta bënte një gjë të tillë. Obama sigurisht ka folur shumë më publikisht se çdo paraardhës në Shtëpinë e Bardhë duke dënuar vendbanimet e reja izraelite, mirëpo nga ana tjetër ai ka forcuar lidhjet ushtarake SHBA-Izrael. SHBA mund të nënshkruajë së shpejti zgjatjen edhe për 10 vjet të tjera të ndihmës në fushën e mbrojtjes për Izraelin. Këshilltarët e Obamas premtuan se do të jetë paketa më bujare e ndihmës në historinë e SHBA-së. Nga ana tjetër, procesi i paqes ka rënë në gjumë për më shumë se një vit.
Kjo nuk do të thotë se Izraeli nuk ka problemet e veta. Ai po përballet me bojkotime në kampuset e kolegjeve në SHBA, Britani etj, me marrëdhënie të ngrira në Europë, dhe me një numër biznesesh që refuzojnë të investojnë në Bregun Perëndimor. Mirëpo, në një Lindje të Mesme të çakërdisur nga luftra e revolucione, e vetmja shoqëri e hapur e rajonit nuk shihet si armik ndërkombëtar dhe nuk i ka dhënë fund pushtimit të Bregut Perëndimor. Megjithë përpjekjet maksimale nga George Soros dhe fondacionet e tij.

Related

Shtypi i huaj 1141309430849522781

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item