Ballina Aktualitet Vrau kushëririn se i quajti gruan k*rvë, tre përgjimet që zbuluan autorin

Vrau kushëririn se i quajti gruan k*rvë, tre përgjimet që zbuluan autorin

SHPËRNDAJE
Pak orë pas krimit Zaka ka folur me Greta Murrizin bashkëshorten e Vladimir Murrizit, kushëririt të cilin ai e vrau me thikë.
Në bisedat e përgjuara është Greta ajo që pyet Denisin se ku ndodhet Vladimiri pasi si përgjigjej në telefon.
Greta: Alo, ku është Ladi?
Denisi: Ladi nuk është këtu, është nisur drejt Shqipërisë me taksi së bashku me dy grekë.
Greta: I njeh ti ata grekët?
Denisi: Jo nuk i njoh, nuk i kam parë më parë.
Kur kaluan 24 orë nga kjo bisedë është Denisi ai që bënë telefonatën e dytë dhe vazhdon të fshehë krimin duke vënë në lojë familjen Murrizi dhe bashkëshorten e kushëririt që vrau.
Denisi: Alo, erdhi Ladi?
Greta: Jo nuk ka ardhur ende.
Denisi: Thuaj Ladit kur të vijë që atë porosinë ta çojë në shtëpinë time.
Më tej Denisi vazhdon telefonatat me Greta Murrizin, por duke shmangur mungesën e Vladimirit ai nxjerr në pah një shqetësim së kushëriri i ka vjedhur atij numrin e telefonit dhe sapo të kthehet ai do ta sqarojë me Ladin i shprehet Gretës në bisedat e përgjuara.
Greta e pyet nëse Ladin e ka kapur policia, por Denis Zaka i përgjigjet se nuk di gjë dhe po të kishte diçka në dorë do bënte të pamundur për të gjetur Ladin.
Kur Greta i thotë Denisit se babai i Vladimirit do bëjë denoncim në polici, ai shprehet se policia do shkojë tek ai duke ju druajtur gjobës prej 1200 euro pasi punonte në të zezë.
Denisi i shprehet Gretës se duhet ta vinte në dijeni për faktin se po u bë denoncim në polici ai të kthehej në Shqipëri, pasi nëse kapej në Greqi rrezikonte gjobën ose 6 muaj burg, raporton Shqiptarja.com.
Zaka tashmë ka pranuar krimin dhe akuzohet për vrasje me paramendim dhe sipas deklarimeve të tij në polici shkak ka qenë një konflikt mes tyre pasi Vladimir Murrizi e kishte fyer duke i thënë se bashkëshortja e tradhtonte Denisin në Shqipëri.
Loading...