Voglushi “shtang” Gruevskin, e pret me flamurin kuq e zi (Foto/Video)

Ish-kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM Nikolla Gruevski, për së dyti herë e ka vizituar Shipkovicën, për të njëjtin qëllim, çësht...

Ish-kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM Nikolla Gruevski, për së dyti herë e ka vizituar Shipkovicën, për të njëjtin qëllim, çështjen e dëmeve materiale të shkaktuara nga përmbytjet e vitit të kaluar.
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve AIM, në këtë rajon janë sanuar 90% e dëmeve, pra janë paguar 500 mijë euro ndaj banorëve të Shipkovicës.
Gruevski është zotuar se do të bëj çmos që t’u del në ndihmë banorëve për sigurimin e një pjesë gurore të fshatit, që paraqet rrezik për banorët.
Ajo çka ra në sy ishte mikriptja e shqiptarëve të Shipkovicës të cilët edhe i ndanë mirënjohje ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski për kontributin e tij për sanimin e dëmeve nga vërshimet e vitit të kaluar.
Nuk dihet a ishte e planifikuar por në vizitën e Gruevskit dhe gjatë uljes së tij për të biseduar me banorët dhe duke e shijuar çajin në një kafene, aty afër sillej një vogëlush me maicë me flamurin kombëtar./Telegrafi/

Related

Top Lajm 3971092959200228724

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item