Ballina Aktualitet (VIDEO) HASANBEGU PARA 11 DITËVE DHE SOT

(VIDEO) HASANBEGU PARA 11 DITËVE DHE SOT

SHPËRNDAJE

Veturat e përmbysura, oborret e shkatërruara dhe përplot me ujë, tanimë nuk vërehen nëpër lagjet e Hasanbegut, raporton SHENJA.
Në ditën e 11-të pas vërshimeve që kapluan këtë anë, vërehet përmirësim i gjendjes, në kuptimin të asaj se rrugët dhe oborret në masë të madhe janë pastruar. Vërehenn punime intensive edhe tek kanali, i cili pastrohet me ndihmën e ekskavatorëve.
Edhe pse ekipi i Televizionit SHENJA hasi në shtëpi, bodrumet e të cilave ende ishin në ujë, në shumicën e shtëpive është pastruar llumi, balta dhe gjësendet tjera që vërshimet kanë sjellë me vete.

Banorët thonë se për rikthimi në jetesën normale, do t’u duhet një kohë mëe gjatë, pasi vërshimet u kanë shkatërruar mobilet, aparatet e amvisërisë dhe gjithçka tjetër që kanë pasur. Anëtarët e familjes Abazi thonë se atyre u është lëshuar edhe rryma elektrike, por ama as kjo nuk u hyn shumë në punë, pasi të gjitha aparatet e amvisërisë janë jofunksionale shkaku i vërshimeve. Banorët presin ekipet që bëjnë vlerësimin e dëmeve, dhe shpresojnë në dëmshpërblim të plotë, pasi siç shprehen ata, standardi i ulët i jetesës, e bën të pamundur që me mundësitë e tyre të rinisin jetesën në kushte normale.
Abdulla Berisha /SHENJA/