(VIDEO) FONDET IPA, NUK U SHFRYTËZUAN AS DONACIONET PËR KANALIZIMIN E HASANBEGUT

Përderisa Hasanbegu dhe vendbanimet e tjera në Shkup përmbyten pas dy orëve reshje të shiut, në mungesë të një infrastrukture adekuat...


Përderisa Hasanbegu dhe vendbanimet e tjera në Shkup përmbyten pas dy orëve reshje të shiut, në mungesë të një infrastrukture adekuate me çka është vështirësuar edhe më shumë gjendja në këto zona, Maqedonia lëshon milion euro para pa kthim të destinuara nga BE pikërisht për infrastrukturë dhe zhvillim rural, raporton SHENJA.
Nga fondi IPA 1 që kap vlerën prej 614,5 milionë eurosh të dedikuara për Komponentët “Tranzicioni dhe përforcimi institucional”, “Zhvillim rajonal”, “Zhvillim të resurseve njerëzore”, “Zhvillim rural” dhe projekte të ngjashme, nga viti 2007 deri në fund të vitit të kaluar Maqedonia ka shfrytëzuar vetëm 61.8 për qind të mjeteve, apo rreth 380 milion euro
. Nga sekretariati për euro integrime kohë më parë njoftuan për Televizionin SHENJA që ka ende projekte që janë në vijim me të cilat shpresohet që përqindja e shfrytëzimit të mjeteve të alokuara t’i afrohet 70 përqindëshit. Por nëse shikohet tabela e detajuar vërrehet që pikërisht komponenta e zhvillimit rural është komponenta më pak e shfrytëzuar.
Nga 67,449,341 milionë euro deri në vitin 2015 janë shfrytëzuar 18% apo 12.4 milionë euro. Edhe më shqetësuese është bërë situata këtë vit kur tanimë vendi ka humbur edhe shumë mjete të dedikuara nga BE për të ardhmen. Fillimisht me një vendim të Komisionit Evropian, Maqedonisë ju shkurtuan 27 milion euro nga IPA fondet. Më pas Komisioni Evropian shkurtoi edhe 24 milion euro të cilat ishin paraparë pikërisht për përmirësimin e infrastrukturës, për pastrimin e ujërave të zeza dhe për mbrojtjen e ambientit. Shkak për këtë është përmendur pikërisht mos shfrytëzimi i mjeteve të dedikuara vitet e kaluara.
Sipas ritmit aktual të shfrytëzimit të mjeteve dhe disponimit që është reflektuar kohëve të fundit në Komisionin Evropian, deri në fund të vitit 2017 Maqedonia rrezikon ti humb edhe 12 milion euro të tjera nga IPA programa. Ndërkohë infrastruktura e vjetër dhe e papërmirësuar, kanali i papastruar Hasanbeg-Haraçinë janë përmendur nga ekspertët dhe qytetarët si një ndër shkaqet që rënduan edhe më shumë situatën në vërshimet e fundit ku ngelën të vdekur 22 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.
Ndryshe, rrjeti i kanalizimit në Hasanbeg dhe kanali Hasanbeg-Haraçinë, në shumë cikle të fundit zgjedhore ka qenë premtimi kryesorë i partisë shqiptare në Qeveri, Bashkimit Demokratik për Integrim, por këto projekte nuk u realizuan asnjëherë. Së fundmi zyrtarët shqiptarë deklaronin se janë në kërkim të mjeteve, ndërkohë që dhjetëra miliona euro para pa kthim nga BE ktheheshin pa u shfrytëzuar.
Arben Zeqiri /SHENJA/

Fondet IPA, nuk u shfrytëzuan as donacionet... by tvshenjaofficial

Related

Maqedoni 8469826707856490316

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item