Ballina Aktualitet VAJI I KANABISIT PREJ TË HËNËN NË BARNATORE. JA SI MUND TË...

VAJI I KANABISIT PREJ TË HËNËN NË BARNATORE. JA SI MUND TË PËRDORET!

SHPËRNDAJE
Vaji kanabis vaj për qëllime mjekësore nga e hëna mund të blihet në barnatoret e Maqedonisë, por vetëm me udhëzim nga mjeku.
Agjencia e Maqedonisë për barna dhe elemente mjekësore ka miratuar çmimin e dy vajrave të reja nga kanabisi.
Kanobil Kanc 300 dhe Kanobil Kanc 600, i cili u propozua nga prodhuesi Replekfarm tashmë ka filluar shpërndarjen nëpër barnatore.
Përdorimi i këtyre vajrave kërkon udhëzim nga mjeku dhe është miratuar për katër sëmundjet: kancer, sklerozë të shumëfishtë, SIDA dhe epilepsi.
Kush mund ta përdor?
“Kanobil Kanc”, mund të përdoret nga njerëz të rritur si terapi shtesë në terapinë standarde për sëmundjet malinjë, për përmirësim të simptomeve të:
1. Dhimbjes
2. Gërrditje dhe vjellje të shkaktuara nga ndërrimi i hemoterapisë tek pacientët tek të cilët terapia standarde me medikamente tjera kundër vjelljes nuk i jep rezultatet e duhura.
Për cilat lloje të sëmundjeve malinje mund të përdoret?
1. Kanceri në gji
2. Leukemia dhe limfom
3. Kanceri në mushkëri të bardha
4. Kanceri në zorrën e trashë
Çfarë duhet të dini para se ta përdorni: Mos e përdorni:
1. Nëse jeni alergjik (të ndjeshëm) në Kanabinoid ose në cilëndo nga substancat që përmban ilaçi
2. Nëse ju apo dikush nga familja juaj ka çfarëdo problemi të lidhur me shëndetin mental si skizofreni, piskozë apo ndonjë sëmundje tjetër të rëndë psiqike. Këtu nuk përfshihet depresioni i cili paraqitet si rezultat i sëmundjes tuaj
3. Nëse jeni shtatzënë ose i jepni gji foshnjes.
Loading...